Lajme

Stanoci mbështet fuqishëm fitoren e Xhafer Tahiri në Vushtrri

Autori: Gazeta inFokus 21:38 | 14 October 2021

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandati i LDK-së për kryetar komune në zgjedhjet e 17 tetorit, Xhafer Tahiri, sonte ka mbajtur tubim elektoral në fshatin e tij të lindjes në Stanoc të Poshtëm ku mori mbështetje të fuqishëme dhe prezantoi planin qeverisës para bashkëvendasve të tij.

Tahiri i falenderoi bashkëvendasit për mbështetjen që i ka dhënë Stanoci i Poshtëm katër vite me parë dhe u premtoi atyre se do të vazhdojnë punët e mira në Vushrrri edhe për katër vite të tjera në mandatin e radhës.

“Jam tepër i ndëruar sonte me krejt këtë masovitet, ju sonte po e vërtetoni që në të dielën fitojmë me të parën. Programi ynë për Vushtrrinë është një program për të gjitha familjet e Vushtrrisë pa dallime partiake, pa dallime të tjera religjioze, pa dallime fshat dhe qytet, është një program që sjell punësim, zhvillim dhe investime në Vushtrri, është një program që ka projekte vitale infrastrukturore që do ta përmirësojnë jetën e të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë”, tha Tahiri.

Me mbështetjën e madhe që mori në vendlindje, Tahiri u shpreh i bindur që ai dhe LDK do të fitojnë të dielën në qytetin e Vushtrrisë dhe ftoi të gjithë bashkëvendasit e tij që të dielën të votojnë për LDK, që Vushtrria të vazhdojë të jetë shembull për transparencë e për punë të mira.

Të tjera