Stano: Zbatimi i marrëveshjes kërkesë e Brukselit dhe e Uashingtonit
Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 10 September 2024
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano u tha gazetarëve se nuk ka çfarë të shtoj më shumë lidhur me pohimet e emisarit evropian për dialog Miroslav Lajçak se Serbia e ka tërhequr letrën me anë të së cilës konteston disa pikat nga marrëveshja e Ohrit.
“Nuk do të përsëris atë që Përfaqësuesi Special i BE-së ka thënë tashmë. Mund të theksoj vetëm atë që është përfshirë në një sërë porosish, qëndrimesh, komentesh të BE-së, duke përfshirë edhe nga shtetet anëtare dhe është përfshirë edhe në konkluzionet e Këshillit Evropian, se edhe Serbia edhe Kosova duhet të kenë për detyrë të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe nëse nuk e bëjnë, nuk do të mund të vazhdojnë në rrugën e tyre drejt BE-së. Është shumë e qartë. Pra, për ne ky është dokumenti përfundimtar dhe i detyrueshëm sipas të drejtës ndërkombëtare si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë dhe nuk nevojiten hapa të mëtejshëm për ta zbatuar apo për t’u sforcuar”, ka deklaruar Stano.
Sipas zëdhënësit evropian, domosdoshmëria për nisje të zbatimit të marrëveshjes nuk është vetëm kërkesë e Brukselit por edhe e Uashingtonit.
Emisari evropian për dialog Miroslav Lajçak të premten e kaluar në Prishtinë ka konfirmuar që Serbia është tërhequr prej letrës së dërguar në Bruksel vitin e kaluar, në të cilën ka shprehur rezerva për zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, në ato pikat që paraqesin vija të kuqe për shtetin serb. Ish kryeministrja Ana Bërnabiq në këtë letër kishte precizuar se marrëveshja është e pranueshme vetëm në një kontekst që nuk i referohet njohjes de fakto apo de jure të Kosovës, përfshirë këtu pikat që i referohen respektimit të integritetit territorial si dhe mos pengimit të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Përpos komentit se “nuk ka çfarë t’i shtoj asaj çfarë tashmë e kishte thënë Lajçak”, Peter Stano nuk dha detaje se kur dhe në ç’mënyrë Serbia e ka njoftuar BE-në lidhur me tërheqjen e letrës.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...