Lajme

Stano: Takimi Bislimi-Petkovic është i fokusuar në zgjidhjen e pasojave të vendimit BQK’së

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 02 April 2024

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se në takimin e së enjtes mes kryenegociatorit Besnik Bislimi dhe atij të palës serbe, Petar Petkoviq, temë qendrore do të jetë ajo për dinarin.

“Takimi i së enjtes është i fokusuar në çështje të tjera, sidomos në çështjet që janë diskutuar javën e kaluar dhe javën më parë për të zgjidhur kryesisht implikacionet e pasojave të vendimit të BQK-së”, ka thënë Stano sot në konferencës.

Ai tha se në takim do të diskutohet edhe për Asociacionin, por jo si temë kryesore.

-Advertisement-

“Asociacioni nuk është tema kryesore, por do të jetë prezente. Është prezente në secilin takim, në të gjitha ndërkomunikimet me partnerët e Kosovës, sepse është një nga kushtet që është vërtet urgjente të zbatohet sa më shpejt dhe pa ndonjë vonesë të mëtejshme”.

Zëdhënësi i BE-së ka përsëritur kërkesën e Bashkimit Europian që Kosova duhet të zbatojë me urgjencë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe pa vonesa.

“Është një kërkesë e kahershme, është një obligim i kahershëm nga ana e Kosovës, kështu që duhet të zbatohet urgjentisht. Kjo është përsëritur disa herë nga nivelet më të larta të BE-së, kështu që nëse Kosova nuk e arrin ta bëjë nuk do të shihet si shenjë pozitive e gatishmërisë për të vazhduar e që tash është e lidhur me progresin e Kosovës në rrugën europiane”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera