Lajme

Stano: Shtetet e BE-së po konsultohen për hapat e mëtejmë mbi situatën mes Kosovës dhe Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 13 June 2023

Shtetet anëtare të BE-së, janë duke u informuar mbi zhvillimet e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili për agjensinë serbe të lajmeve, Beta, tha se ato edhe po konsultohen mes vete për hapat e mëtejshëm mbi situatën.

Sipas Stanos nevojiten hapa pozitivë, veçanërisht nga pala kosovare, ‘për të zbutur shpejt tensionet në veri të Kosovës’.

-Advertisement-

”Nëse palët nuk reagojnë, BE-ja është e gatshme të marrë masa vendimtare që do të ndikojnë në marrëdhëniet tona”, citohet të ketë thënë Peter Stano.

Tutje Peter Stano, ka përmendur se deklarata e 27 vendeve të BE-së nga 3 qershori, është ende në fuqi, në të cilën, ndër të tjera, thuhet se BE-ja pret që Kosova dhe Serbia t’i bashkohen dialogut, i cili përfshin “fillimin e punës për themelimin Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pa vonesë apo parakushte të mëtejshme”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera