Lajme

Stano: Pozicioni i BE-së është i qartë, të dielën u krye sulm terrorist në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 28 September 2023

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha sot se për BE-në ajo që ndodhi të dielën në veri të Kosovës është qartë sulm terrorist.

Stano në një konferencë për media përsëriti se duhen hetime të plota, para se blloku evropian  të ndërmarrë mas.

“Pozicioni i BE-së është shumë i qartë, se ajo që ndodhi ishte një sulm terrorist dhe se duhet të hetohet se kush është përgjegjës, i përfshirë ose  ka planifikuar dhe se ata duhet të sillen para drejtësisë dhe BE-ja do të marrë marrë një vendim për të kur  çdo gjë të sqarohet”.

-Advertisement-

Stano tha se BE nuk do të komentojë deklarata, vlerësime apo qëndrime individuale derisa hetimi të përcaktojë plotësisht se çfarë ka ndodhur saktësisht në konfliktin e armatosur në zonën e Banjskës.

Stano deklaroi se “të gjithë duhet të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjithë duhet të kontribuojnë në përcaktimin e asaj që ka ndodhur”.

Gjatë ditës së sotme Kryeministri Kurti referuar zhvillimeve të së dielës në veri, i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta sanksionojë Serbinë, në të kundërtën, siç u shpreh ai, nëse Serbia s’ndëshkohet, ajo mund ta përsërisë krimin.

Kurti tutje tha se Mbrojtja Civile e Brigada e Veriut duhet të shpallen organizata terroriste edhe nga shtetet tona mike e aleate, ashtu siç bëri Kosova.

“Të dielën përjetuam sulm agresor të bandave kriminale e terroriste të Serbisë, jo vetëm ndaj Policisë së Kosovës por ndaj shtetit, Republikës, rendit e sigurisë. Ishte ditë e rëndë për vendin tonë dhe mbarë kombin tonë. Vrasja e heroit Afrim Bunjaku tij u kthye në angazhim edhe më të shtuar në luftimin e bandave terroriste dhe në fitoren e Policisë sonë. Afrim Bunjaku është heroi më i ri i Kosovës. U pa se çfarëdo grupesh kriminale e terroriste nuk kanë kurrfarë seanca me Policinë e Kosovës. Ata u vranë, a arrestuan ose po ikin sepse janë në ndjekje. Sulmuesit të cilët arritën të ikin duhet të ekstradohem, dorëzohen në organet e Republikës së Kosovës. Mbrojtja Civil e Brigada e Veriut duhet të shpallen organizata terroriste edhe nga shtetet tona mike e aleate ashtu siç e bëmë ne. Për këtë akt të agresionit Serbia duhet të sanksionohet e ndëshkohet. Nëse kalon e pandëshkuar, ajo do ta përsëris krimin. Armët luftarake që i kishin profesionistët serbë janë që të gjitha nga Serbia dhe të freskëta në kohë. I gjithë ky armatim i konfiskuar është prodhim i Serbisë, erdhi nga Serbia dhe për nga sasia ishte për një ushtri të tërë. Bëhet fjalë për një bandë terroriste. Ju falënderoj edhe juve deputetë për kontributin tuaj duke qëndruar pranë qytetarëve dhe me qëndrimet tuaja dënuese në këto momente të rënda për vendin”, u shpreh Kurti në seancën e sotme të Kuvendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera