Lajme

Stano për dialogun Kosovë – Serbi: Kur palët nuk duan të lëvizin, askush nuk mund t’i detyrojë ata

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 29 April 2024

Zyrtarë të Bashkimit Evropian (BE) janë të mendimit se mungesa e vullnetit politik të politikanëve në Kosovë dhe Serbi është arsyeja pse nuk ka pasur progres në zbatimin e marrëveshjes së arritur nga bashkëliderët vitin e kaluar.

“Ju mund ta ndihmoni dikë vetëm aq sa ai është i gatshëm të pranojë ndihmë. BE-ja nuk i detyron partnerët. Partnerët kanë deklaruar vullnetarisht se një ditë duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian”, tha zëdhënësi i BE-së Peter Stamo në një konferencë për shtyp kur u pyet nëse Brukseli beson se nuk ka arritur t’i bindë palët të zbatojnë atë që kanë rënë dakord.

Ai konfirmoi gatishmërinë e institucioneve evropiane për të vazhduar punën në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

-Advertisement-

Përfaqësuesit i veçantë për dialog, Miroslav Lajçak, i skadon mandati në gusht dhe tashmë është konfirmuar se ai nuk do të marrë mandat të ri pasi është zgjedhur ambasador i BE-së në Zvicër. Pritet që gjatë verës të emërohet një emisar I ri, ndërsa për momentin përmendet vetëm emri I ish presidentit slloven Borut Pahor.

Po ashtu, kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, është në përfundim të mandatit të tij, pasi pas zgjedhjeve evropiane, të cilat do të mbahen në qershor, do të zgjidhen drejtues të rinj të institucioneve evropiane, përfshirë edhe postin e të cilin aktualisht e mban Borrell.

Stano nuk e pranon se Brukseli do të merr mësim nga leksionet e të kaluarës po se nuk do heqë dorë nga oferta për t’iu ndihmuar palëve.

“Megjithatë, nëse po përpiqeni t’i ndihmoni partnerët tuaj, dhe ata nuk duan të ndihmohen dhe janë vazhdimisht duke u drejtuar me gisht të tjerëve, duke ngritur pengesa të reja, duke vepruar në mënyrë të njëanshme, pa koordinim, pa konsultim, atëherë mund të bëni aq sa ata ju lejojnë”, nënvizoi ai është zëdhënësi i Brukselit.

Në shkurt të vitit të kaluar, liderët e Serbisë dhe Kosovës arritën një marrëveshje për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Në mars të të njëjtit vit, në Ohër u ra dakord për një aneks implementues. Megjithatë, dokumentet nuk u nënshkruan sepse presidenti serb Aleksandar Vuçiq refuzoi ta bënte këtë.

Pavarësisht mungesës së nënshkrimit, BE-ja e konsideron marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme për të dyja palët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera