Stano: Ndaj Qeverisë së Kosovës u morën masa pasi nuk u soll në mënyrë evropiane
Autori: Gazeta inFokus
16:56 | 10 August 2023
Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë se Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, e ka pranuar letrën e nënshkruar nga mbi 50 deputetë të ndryshëm të shteteve perëndimore, e ku u është bërë thirrje SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe që të ndryshojnë qasje karshi Serbisë, e të jenë më të ashpër.
Stano ka thënë se BE-ja merr vendimet me unanimitet të 27 shteteve anëtare sa i përketë politikës së jashtme dhe se Borrell sa herë pranon një letër reagon nëpërmjet kanaleve të duhura.
“Mund të konfirmojë se jo shumë kohë më parë, Përfaqësuesi i Lartë, ka marrë këtë letër të përbashkët dhe si gjithmonë kur ai merr letër nga çdokush, reagon nëpërmjet kanaleve të përshtatshme, e jo publikisht nëpërmjet mediave. Kur bëhet fjalë për temën e ngritur nga 56 nënshkruesit e parlamentarët e disa shteteve të BE-së, e të disa shteteve të treta, mund të them se politika e BE-së formohet me unanimitet të 27 shteteve anëtare, siç thuhet e vendoset nga qeveritë e këtyre shteteve. Kemi me mijëra parlamentarë në BE. Pozita e veprimet e BE-së vendosen nga vendimet e qeverive të 27 shteteve anëtare, sa i përket politikës së jashtme vendoset me unanimitet”, ka thënë Stano në konferencë për media.
LEXO EDHE:
Fëmijët heqin dorë nga trashëgimia për ta marrë nënën e tyre nga Kosova në Zvicër
IPK rekomandon suspendimin e rreshterit në Leposaviq, i dyshuar për “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”
Kryetari i Prishtinës merr masa në ngritjen e nivelit të pastërtisë në kryeqytet
Stano ka insistuar se BE-ja është lehtësuese e paanshme në dialog dhe se mori masa ndaj Qeverisë së Kosovës për shkak “të paaftësisë të autoriteteve kosovare që të sillen në mënyrë evropiane”. Ai nuk ka treguar se kur dhe nëse do të hiqen masat.
“Sa i përket dialogut dhe çështjeve të lidhura me Kosovën dhe Serbinë, BE-ja është lehtësuese e paanshme, ndihmon dyja palët të arrijnë kompromiset e nevojshme për t’i normalizuar marrëdhëniet. Ajo që kemi bërë së fundi, pas përshkallëzimit të fundit, kemi ndërmarrë masa ndaj Qeverisë së Kosovës, për shkak të paaftësisë së saj që të fillojë të sillet në mënyrë evropiane, e ta shtensionojë situatën e të marrë masat e nevojshme për shtensionim. E në frymën e njëjtë BE-ja dhe shtetet anëtare – pasi çdo gjë që bëjmë bëhet në sinkrion e konsultim me shtetet anëtare dhe me partnerët ndërkombëtarë, në këtë kontekst kryesisht me SHBA-në, nëse vendosin atëherë do të marrim masa të nevojshme ndaj Serbisë, nëse shtetet anëtare shohin se në atmosferën aktuale, në kontekstin aktual të krizës, Serbia s’po bën gjë për shtensionim. Qasja jonë është e balancuar. Sigurisht të gjitha masat janë të kthyeshme, e varet në mënyrën se si silllen partnerët sa i përket çështjes së deeskalimit dhe ecjes para për t’u kthyer në proces normal të dialogut”, tha Stano.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka thënë se BE-ja duhet të heqë sa më parë masat. Autoritetet e Kosovës kanë reduktuar praninë e policëve në objektet e komunave në veri, ndërsa po ashtu kanë shprehur gatishmëri për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore.
Stano ka thënë se BE-ja pret që Kosova e Serbia të sillen në mënyrë evropiane.
“Ajo çfarë BE-ja pret është sjellje evropiane, që të gjendet zgjidhje evropiane. Në fund të fundit të dyja shtetet duan të hyjnë në BE, kanë deklaruar se integrimi evropian është prioritet strategjik i tyre. Duhet atëherë të veprojnë sipas deklaratës, e të sillen në mënuyrë evropiane. I bjen të sillen në mënyrë konstruktive sa i përket shtensionimit, e të qenit në gjendje të gjetjes së një kompromisi të duhur, një konsensusi evropian. Këto janë mesazhe që i japim çdo ditë, javë për javë, muaj për muaj. Kriza nuk shkaktohet nga lehtësuesja BE-ja, shkaktohet nga mënyra se si partnerët zgjedhin për të arritur çfarëdo synimi që kanë, por s’po u ndihmon në rrugën evropiane”, tha Stano.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...



























