Stano: Kurti e Vuçiç janë ftuar nga Borell, datë të takimit s’kemi ende
Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 08 December 2022
Datë të saktë të takimit nuk ka, por ftesë po.
Kështu tha Zëdhënësi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Peter Stano, për një takim të radhës të Nivelit të Lartë, mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti të Sebrisë, Aleksandar Vuçiç, në kuadër të Dialogut të Fascilituar nga BE.
“Borrell i ka ftuar”, tha Stano në konferencën e përditshme për shtyp, derisa shtoi se “datën e saktë do ta japim kur të jetë caktuar”.
Takimi i fundit i Nivelit të Lartë ishte ai i 21 nëntorit, takim ky që s’prodhoi rezultat por një konfrontim mes Kryediplomatit Josep Borell dhe Kryeministrit Albin Kurti.
Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak, ditëve të fundit udhëtoi për në Beograd dhe Prishtinë, ku palëve negociuese u dorëzoi “draftin e përditësuar” të planit evropian ndryshe të njohur edhe si plani franko-gjerman.
Ndonëse nuk dihet për përmbajtjen as të “përditësuar” e as të “të vjetrën” të këtij plani, një zyrtar i lartë i BE-së në kushte anonimiteti i ka thënë portalit evropian “Euractiv” se komentet e palëve për këtë plan “janë dëgjuar” dhe se “drafti tashmë akorduar mirë”.
Ndonëse nuk tregoi për përmbajtje, ai tha se ky plan “nuk përmban njohje të plotë” por “normalizim të plotë të marrëdhënieve”.
Madje, duke thënë se brenda këtij “drafti të përditësuar” nënvijëzohen hapa konkretë brenda “afateve të qarta kalendarike”, ky zyrtar pret “që të ketë marrëveshje në më pak se një vit”.
Të tjera
-
Musliu-Shoshi: Martin Berishaj do të duhej të shkarkohej që të ruhet imazhi i Kosovës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar ...
-
Petkoviq takohet me ambasadorët e QUINT-it, pretendon se Kosova s’ka shfaqur vullnet për zgjidhje rreth dinarit
Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovë” Petar Petkoviq, ka takuar sot ...
-
Avokati Tome Gashi: Martini ka paraqitë vetë kërkesë për të dhënë deklaratë sqaruese në Prokurori
Avokati i Martin Berishaj, Tome Gashi, ka dal me reagim pas intervistimit të ...
-
Hetuesit zbarkojnë në Mjekësinë Ligjore: Dyshohet se janë gjetur mostrat e Astrit Deharit?
Janë gjetur mostrat e Astrit Deharit. Kjo dyshohet se ka ndodhur gjatë së pre...
-
Aktakuzë ndaj dy personave, dyshohet se e trafikuan një vajzë të mitur
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur ...
-
Fillojnë punimet për rindërtimin e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”
Kanë filluar punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës në stadiumin “Fad...
-
Arrestohet në Shqipëri 34 vjeçari nga Peja: Po kërkohet nga Gjermania ai anëtar i organizatës krimi*ale
34 vjeçari P.A nga Peja i cili ishte në kërkim nga autoritetet gjermane për p...
-
Stano deklarohet për raportimet se Lajçaku do të marrë post të ri
Gjatë ditës së sotme u raportua se nga muaji shtator, emisari aktual i BE-së ...
-
Përmbaruesi bllokon llogaritë: 2700 punëtorë të Telekomit dhe Postës mbesin pa rroga – paralajmërojnë protestë
Sindikata e Postës dhe Telekomunikacionit ka paralajmëruar protestë për të ma...
-
Investimet për faqe te zezë të Alban Hysenit, asfalton trotuare për bandera
Një bander në mes të trotuarit të asfaltuar, janë pamjet më të reja të publik...
-
Sekuestrohen ar*më në Cermjan të Gjakovës
Më zbatim të urdhërkontrollit të lëshuar nga Gjykata, Stacioni Policor në Gja...
-
Gorçeviç: Mali i Zi do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në KiE
Ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviç, ka thënë se në...