Stano: Jo që presim bashkëpunim të plotë të Serbisë, por bashkëpunim të pakushtëzuar
Autori: Gazeta inFokus
15:10 | 09 Tetor 2023
Zëdhënësi i BE-së Peter Stano ka thënë sot se samiti në Granadë ishte një mundësi e mirë për takime të shumta. Për ngjarjet në fshatin Banjskë, ai ka thënë se situata duhet të de-përshkallëzohet. Sa i përket pritjeve tona nga Serbia, ne presim jo vetëm bashkëpunim të plotë nga Serbia, por bashkëpunim të pakushtëzuar nga Serbia, ka theksuar ai.
“Mund të konfirmoj se Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell ka takuar presidenten e Kosovës Osmani dhe presidentin e Serbisë Vuçiq dhe mesazhin e tij, por edhe mesazhin e të gjitha shteteve anëtare dhe të bashkësisë ndërkombëtare – kthim në dialog. Është e vetmja rrugë e mundshme për të zgjidhur çështjet e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Kthehuni kah dialogu, ky është një mesazh i qartë për të dyja palët. Duhet të ktheheni në tavolinë, përndryshe nuk i zgjidhni problemet”, ka thënë Stano, transmeton Paparaci.
Sipas tij, një tjetër pritje dhe thirrje shumë e rëndësishme që ata përsërisin është de-përshkallëzimi i situatës. “Të bëjmë gjithçka për të arritur de-përshkallëzimin”, ka thënë ai.
“Sa i përket pritjeve tona nga Serbia, ne presim jo vetëm bashkëpunim të plotë nga Serbia, por bashkëpunim të pakushtëzuar nga Serbia. Nëse ka vullnet, ka edhe mënyrë. Nuk mund të fshihesh pas formaliteteve, siç është njohja apo mosnjohja. Ka shumë mënyra se si mund të ndani njohuritë tuaja, të bashkëpunoni dhe të kontribuoni në hetimin e plotë. Sepse ajo që ndodhi më 24 shtator është aq e rëndë sa duhet sqaruar plotësisht, përndryshe do të ketë pasoja. E përsëris, do të ketë pasoja”, ka këmbëngul Stano.
Ngjarjet në Banjskë, shton ai, duhet të hetohen plotësisht.
“Por nuk do të hyj në detajet e hetimit, sa persona janë të dyshuar e kështu me radhë. Dua të përsëris mesazhin e qartë të BE-së – nevojitet bashkëpunim i plotë dhe i pakushtëzuar, jo vetëm nga Serbia, por nga të gjithë ata që mund të kontribuojnë në hetim, në mënyrë që të kemi një pasqyrë të qartë të gjithçkaje, çfarë ndodhi, pse ndodhi, kush mori pjesë në të, kush organizoi. Në bazë të kësaj, BE-ja do të vendosë se çfarë të bëjë kur është fjala për qasjen tonë ndaj Kosovës, Serbisë, dialogut dhe rajonit”, ka theksuar Stano, përcjell Paparaci.
I pyetur për pjesëmarrjen e BE-së në hetim dhe refuzimin e Vuçiqit për të ekstraduar Millan Radoiçiqin, Stano ka thënë:
“Ne nuk komentojmë nëse dikush bën shaka apo jo, as deklarata individuale të bëra publikisht nga persona të ndryshëm. Është e rëndësishme për ne, dhe këto janë pritshmëritë e BE-së dhe anëtarëve të Bashkimit Evropian, për të cilat kemi folur qartë disa herë, që presim bashkëpunim të plotë dhe të pakushtëzuar me hetimin. Nëse ka vullnet, do të gjendet një mënyrë. Nuk dua të flas për procedurat dhe diskutimet tona me partnerët. Në fund të fundit, BE-ja pret të shohë rezultatet e një hetimi të plotë dhe bashkëpunimin e të gjithëve që mund të kontribuojnë në bashkëpunimin e pakushtëzuar dhe të plotë, në mënyrë që më në fund të kemi një pamje të plotë të asaj që ndodhi dhe kush është përgjegjës për atë që ndodhi në veri të Kosovës më 24 shtator”.

T� tjera
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...































