Stano: I dënojmë incidentet e dhunshme në veri

Autori: Gazeta inFokus
15:24 | 09 December 2022
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare po i përcjellin zhvillimet në Kosovë dhe tha se i dënojnë veprimet e dhunshme të ditëve të fundit.
“I dënojmë incidentet e dhunshme dhe sulmet. BE-ja bën thirrje për përgjegjësi dhe shtensionim, për të mirën e popullatës lokale. EULEX-i dhe KFOR-i janë prezent në terren dhe vazhdojnë patrullimin dhe monitorimin e situatës”, u shpreh Stano në një konferencë me gazetarë.
Fokusi, tha ai, duhet të jetë në normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi “sepse kjo është qenësore për rrugën evropiane për të dyja vendet, e edhe për qetësimin e situatës, dhe për shtensionim, diçka që BE-ja e ka thënë vazhdimisht e edhe kohën e fundit, në samitin e Tiranës”.
Në lidhje me sanksionimin e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq, nga Mbretëria e Bashkuar, Stano tha se BE-ja nuk i diskuton në publik këto çështje.
“Sa herë që vjen puna te sanksionet, ju e dini që sanksionimi është diçka që nuk e diskutojmë publikisht, për sa i përket diskutimeve të mundshme, sugjerimeve propozimeve të mundshme, është diçka që nuk do të komentoj, por mund të përsëris se BE-ja dhe shtetet anëtare që janë përgjegjëse për të vendosur për çdo masë kur kemi të bëjmë për çështje të tilla, po e shikojnë situatën shumë për së afërmi dhe po e përcjellin atë, dhe e dinë shumë mirë kush çka bën. Nëse do të duhet konsensus që do të na duhet të bëjmë diçka për persona specifikë, atëherë shtetet anëtare do të diskutojnë dhe vendosin. Por s’më përket mua të spekuloj për këtë çështje”, theksoi Stano.
Të tjera
-
Ambasada e SHBA-ve, sot nikoqire e një diskutimi për Asociacionin
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier sot do të takohet me përfaqësues politikë d...
-
Blinken nga Jerusalemi bën thirrje për ulje të tensioneve
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje Izraelit dhe ...
-
Kusari-Lila: Presioni më i madh në Kosovë se në Serbi sepse po reziston vetëm qeveria
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Kosova me pagën më të ulët minimale në Evropë
Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Lukse...
-
Walker: Asociacioni i komunave nuk është mirë të krijohet
Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thën...
-
Parashikimi i Gashit nëse Kosova shkon në zgjedhje: Ju garantoj, rezultati s’do të jetë më 50.2%, por shumë më lartë
Aktivisti, Shkëlzen Gashi, është shprehur i bindur se kryeministri, Albin kur...
-
Këshilltari i Konjufcës: Asociacioni, faza e parafundit e ndarjes së Kosovës
Donik Sallova profesori i Shkencave Politike, njëheresh këshilltar i Jashtëm ...
-
Gashi në emision: Mund të bëheni bashkë dhe të më rrihni, por s’mund të më detyroni të pranoj diçka të papranueshme
Aktivisti Shkëlzen Gashi gjatë emisionit Pressing të T7, ka thënë se themelim...
-
Imami Labinot Maliqi pritet në takim nga kryetari i Prishtinës
Imami Labinot Maliqi, ka njoftuar se sot është pritur në takim nga kryetari i...
-
Diplomati shqiptar: Vihet re një ngërç në marrëdhëniet Kosovë – ShBA
Diplomati nga Shqipëria Arben Çejku ka thënë se është e dukshme se marrëdhëni...
-
Evropa ia ndali Rusisë eksportet e naftës, a do të rriten çmimet pas vendimit
Evropa po bën një hap tjetër të madh drejt ndërprerjes së lidhjeve të saj ene...
-
Malisheva në terr, KEDS del me njoftim
KEDS ka njoftuar qytetarët e Malishevës se ka ndodhur një dëmtim në Largpërçu...