Lajme

Stano: BE dënon kërcënimet ndaj policëve të rinj serbë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 22:23 | 23 August 2023

Bashkimi Evropian i ka dënuar kërcënimet, frikësimin dhe presionin psikologjik ndaj policëve të rinj serbë në Kosovë.

Në lidhje me këtë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se BE-ja është e shqetësuar me dorëheqjen e nëntë policëve serbë të Kosovës, të sapo rekrutuar.

“Përbërja e Policisë së Kosovës duhet të reflektojë dhe përfaqësojë shoqërinë të cilës i shërbejnë dhe mbrojnë. Pjesëtarët joshumicë të Policisë së Kosovës kanë një rol për të luajtur duke kontribuar në sigurinë e komunitetit të tyre përmes patrullimit të orientuar drejt komunitetit”.

-Advertisement-

“Ne dënojmë presionin psikologjik, frikësimin dhe kërcënimet për hakmarrje ndaj pjesëtarëve serbë të Policisë së Kosovës, të cilat thuhet se kanë motivuar dorëheqjen e policëve të sapo rekrutuar”, tha Stano për KP, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Stano tha se çdo lloj sjelljeje frikësuese apo kërcënuese ndaj policëve serbë të Kosovës, duke përfshirë aktorët e lidhur me Serbinë, duhet të ndalen menjëherë.

“Çdo frikësim i tillë është kundër frymës së normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Institucionet e Kosovës duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe multietnike dhe BE-ja nënvizon se një zgjidhje e qëndrueshme për çështjen e kthimit të serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës duhet të gjendet në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera