Lajme

Stano: Asociacioni, obligim legal për autoritetet kosovare

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 15 November 2024

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka folur edhe njëherë për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.

Stano është shprehur se asociacioni është një obligim legal për autoritetet kosovare, përcjell Klankosova.tv.

“Bashkimi Evropian ka qenë gjithmonë shumë, shumë i qartë se statusi dhe tranzicioni i një pjese të Serbisë mbështeti shërbimet themelore publike dhe sociale, veçanërisht kujdesin shëndetësor, sistemin shkollor e arsimin”.

-Advertisement-

“Këto çështje duhet të trajtohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, paralelisht me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, i cili është obligim ligjor për autoritetet në Kosovë”, është shprehur ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera