Rozë

Standardi i dyfishtë i shtetit ndaj Mozzik-ut

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 08 August 2020

Shteti ka treguar sot “dhëmbet” ndaj reperti Mozzik, por ngjashëm nuk kishte reaguar ndaj disa tubimeve dhe protestave politike të mbajtura në sheshe të vendit.

Mozzikut, sot iu ndalua turneu i tij, pasi disa media paturpshëm sulmuan atë.

Askush nuk e ndihmoj në karrierë, sot paturpshëm e sulmuan Mozzikun

-Advertisement-

Reperi i njohur shqiptar nga Ferizaj, Mozzik ka nisur një turne për të shpërndarë albumin e tij të ri, por mori shumë kritika nga ata që nuk ia duan suksesin.

Mozzik, i cili është reperi i cili karrierën e tij e nisi i vetëm dhe pa asnjë ndihmë, sot ka prekur majat e suksesit dhe çdo këngë e tij bëhet hit. Ai ka miliona fansa e miliona shikime. Por në vend të mbështetjes, Mozzik mori kritika pa vend dhe sulme të poshtëra nga disa media të caktuara.

Por si është e mundur që askush nuk e përkrahu kur kishte nevojë e sot e sulmojnë me tituj idiotesk?

Siç duket, suksesi i madh i Mozzikut dhe vëllaut të tij Getinjos, dikujt po ia prishë planet e jetës dhe nuk po munden të pajtohen me faktin e arritjes kaq të shpejtë në karrierë të vëllezërve Aliu nga Ferizaj.

Por Mozzik nuk theu rregullat e pandemisë dhe kësisoji ai nuk është polic që shpërndan masën dhe poashtu nuk mundet që të i ndaloj fansat që ta presin.

Mozzik nuk e ka rolin e policit, por është reper dhe siç duket, këto dy profesione u ngatërruan nga disa media.

Kujtojmë se Mozzik dhe Getinjo, janë dy reperët më të dashur dhe të pëlqyer në publikun shqiptar. Shumë kë e ka prekur jeta e tyre se si e nisën karrierën me dy euro, për ti bërë më pas dy milion euro, klikime e fansa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera