Standarde të dyfishta në rrugën nga Kosova në Bosnje, vizat jepen vetëm në rast sëmundjeje a vdekjeje
Autori: Gazeta inFokus
14:38 | 22 April 2023
“Vetëm në rast sëmundjeje të rëndë a vdekjeje – Zoti na ruajt!“
Kjo është përgjigjja që Rizah Sokoli thotë se ka marrë nga Shërbimi për të huaj i Bosnje e Hercegovinës, pasi vëllait të tij, i cili jeton në Kosovë, disa herë i është refuzuar viza për të vizituar familjen e tij në Bosnje.
Bosnje dhe Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kështu që qytetarët e Kosovës mund të hyjnë në Bosnje me viza që jepen “vetëm në raste të jashtëzakonshme”.
Ndërkaq, banorët e Kosovës, të cilët kanë nënshtetësi serbe, mund të hyjnë në Bosnje dhe Hercegovinë pa pasaportë, por me kushte të veçanta.
Në fillim të këtij muaji, Ministria e Sigurisë e Bosnje dhe Hercegovinës ka përgatitur një vendim për miratimin e hyrjes së më shumë se 700 fëmijëve me kombësi serbe nga Kosova, me certifikata të lindjes dhe libreza shkolle.
Nga kjo ministri thanë për Radion Evropa e Lirë se ky vendim duhet të miratohet nga Këshilli i Ministrave të Bosnjës, në një nga seancat e ardhshme.
Zyrtarët e ministrisë shtuan se, përveç Qeverisë shtetërore, gjykata dhe prokuroria në Bosnje mund të lejojnë, gjithashtu, hyrjen e një të huaji pa pasaportë ose me dokumente nga një vend që Bosnja nuk e njeh zyrtarisht.
Pas Serbisë, Bosnja është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk e njeh Kosovën.
Njohja kërkon pëlqimin e të tre anëtarëve të Presidencës së Bosnjës dhe që nga viti 2008, kur Kosova ka shpallur pavarësinë, të gjithë anëtarët nga Republika Sërpska e kanë kundërshtuar atë.
Përfaqësuesit serbë në Këshillin e Ministrave të Bosnjës e kanë ndaluar edhe ratifikimin e Marrëveshjes për lëvizje me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor, e cila është nënshkruar më 3 nëntor, 2022.
Në bazë të një vendimi të vitit 2012 të Këshillit të Ministrave të Bosnjës, qytetarët e Kosovës nuk mund të udhëtojnë në Bosnje dhe Hercegovinë si turistë.
Ata detyrohen të marrin një vizë, e cila nuk vendoset në pasaportë, por lëshohet në një formular të veçantë, “vetëm në raste të jashtëzakonshme”, në ambasadat e Bosnjës në Shkup, Podgoricë dhe Beograd.
Mund të shkojë në Beograd, por jo në Tuzlla
Rizah Sokoli, kryetar i shoqatës “Dardania” që bashkon shqiptarët në Bosnje dhe Hercegovinë, thotë se është absurde që një familje që jeton në pesë vende, të takohet pa probleme në mes të Beogradit – ku qytetarët kosovarë mund të udhëtojnë lirshëm – por jo edhe në Tuzlla, qytet në veri të Bosnjës, ku ai ka fituar pensionin.
Sokoli ka dy nënshtetësi. Ai e kalon kufirin e Bosnjës dhe Serbisë me letërnjoftim të Bosnjës, pastaj hyn në Kosovë me letërnjoftim të Kosovës, por thotë se qindra shqiptarë nga Bosnja, kryesisht të rinj, nuk mund ta bëjnë këtë.
Qytetarët e Bosnjës kanë nevojë për vizë, për të hyrë në Kosovë.
“Për disa ka drejtësi, për disa nuk ka”, komenton Sokoli faktin se qytetarët e Serbisë mund të kalojnë kufirin me letërnjoftim, ose certifikatë lindjeje, ose kartë studenti, ndërsa ata që kanë vetëm shtetësinë e Kosovës, nuk mund të hyjnë në Bosnje as me pasaportë.
Sokoli thotë se shoqata që ai drejton, ka kohë që “ka hequr dorë” nga organizimi i ardhjes, për shembull, të shoqërive kulturore e artistike nga Kosova, për shkak të shkresave dhe shpenzimeve për lëshimin e vizave.
Komiteti i Republikës Sërpska për Ndihmën e Serbëve në Kosovë, i regjistruar si shoqatë humanitare, është duke organizuar shkuarjen e 728 fëmijëve nga Kosova – shtetas të Serbisë – në Bosnje dhe Hercegovinë, nga 24 qershori deri më 2 korrik.
Kryetari i kësaj shoqate, Millorad Arllov, shpjegon për Radion Evropa e Lirë se organizatorët duhet të marrin garanci nga Ministria e Arsimit e Republikës Sërpska, si dhe nga komunat dhe qytetet ku do të akomodohen fëmijët, në mënyrë që Këshilli i Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës ta miratojë hyrjen dhe qëndrimin e tyre në kushte të veçanta.
“Nuk kemi pasur asnjë problem në dhjetë vizitat e fundit, në të cilat kanë marrë pjesë më shumë se 6.000 fëmijë. Ata fëmijë nuk mund të nxjerrin pasaportë serbe në Kosovë dhe do të ishte shpenzim i madh për ta për të udhëtuar së paku dy herë në Beograd për pasaporta. Ata do të udhëtojnë me certifikatat e lindjes dhe librezat e shkollës”, thotë Arllov.
Ai shton se nxënësit më të mirë nga 40 shkolla fillore, do të vendosen në familje në 19 qytete të Republikës Sërpska – nga Trebinja në jug deri në Gradishka në veri – “me synimin për të njohur Republikën Sërpska dhe të gjitha pamjet e saj”. Shpenzimet do të financohen nga komunitetet lokale.
Mallrat po, njerëzit jo
Bosnje e Hercegovina dhe Kosova janë nënshkruese të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), e cila ka hequr tarifat doganore dhe ka mundësuar qarkullimin e lirë të mallrave ndërmjet dy vendeve.

Sipas të dhënave të Odës së Tregtisë së Jashtme të Bosnje e Hercegovinës, kompanitë nga Bosnja, çdo vit, eksportojnë gjashtë herë më shumë mallra në Kosovë sesa që importojnë.
Eksportet totale nga Bosnje dhe Hercegovina në Kosovë në vitin 2022 kanë arritur në rreth 71 milionë euro, ndërsa importet nga Kosova kanë qenë rreth 11.7 milionë euro.
Një e treta e mallrave të eksportuara nga Bosnja në Kosovë janë hekur dhe çelik, pasuar nga mishi, qumështi dhe produktet e drurit.
Bosnje e Hercegovina importon nga Kosova produkte të gatshme nga hekuri dhe çeliku, si dhe goma dhe lëkura të papërpunuara.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...

































