Opinione

Standard i dyfishtë- Drejtësia në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 29 November 2017

Shkruan : Agron Mirdita

Në shtetet demokratike të botës dhe në të gjitha shtetet e reja që dolën nga diktaturat e ndryshme dhe që dëshirojnë të krijojnë shtet të mirëfilltë, drejtësia dhe posaçërisht Gjykatat qëndrojnë në nivelin më të lartë gjykatësi në botën e civilizuar është më i respektuari i çdo shoqërie. Gjykatësit në shumë shtete të botës kur i drejtohen në vend se ti thonë Zotëri i drejtohen me epitetin “Your Honor” ( I nderuar) dhe -“The Honorable Judge” (Gjykatësi i nderuar). Ky titull përdorët në Gjykatë, në shoqëri private dhe çdo kund. Gjykata dhe drejtësia qëndrojnë lartë në piedestal. Në shtetin tonë të ri, drejtësia s’ekziston fare, Gjykatat janë në shërbim të klaneve të ndryshme të interesit. Akoma s’dëgjuam të ketë gjetur kush drejtësi në ato gjyqe. -Njëri e “vret veten” me 14 thika në shpinë, -Tjetri e “vret veten në burg” duke ja zënë frymën vetit me jastëk. Regjimi i egër i paraluftës të paktën tregonte imagjinatë kur montonte vrasje të tilla dhe procese gjyqësore politike. Mund t’a them me bindje se ska ndodh kurrë ndonjëherë, mund të them edhe gjatë historisë së njerëzimit, që të dënohet komandanti i përgjithshëm i një Ushtrie Çlirimtare, fitimtare, vetëm se dikush i paska ndaluar dhe marrë në pyetje një apo dy persona. Asnjë serb dhe asnjë shqiptarë i dalluar nuk u vra as s’u torturua në zonën që udhëhoqi Sylejman Selimi. Kishim ushtar të armikut që i kishim zënë rob që më vonë me ndërmjetimin e vëzhguesve ndërkombëtarë i shkëmbyem me ushtarë tanë të zënë rob me 14 dhjetor të vitit 1998, kur ranë në një pritë të parapërgatitur mirë, më ç’rast u ranë heroikisht 42 pjesëtarë të ushtrisë çlirimtare, ne mesin e tyre edhe komandant Mujë Krasniqi, Ali Krasniqi, Beqir Gashi. Të gjithë ata ushtarë serb dëshmuan pasi u liruan se asnjëri prej tyre nuk ishte torturuar dhe maltretuar apo keqtrajtuar në ndonjë mënyrë, gjë që nuk mund t’a themi për ushtarë tonë. Para disa muajve kur çmimi i votës së një deputeti shkoi shumë lartë, më se larti që do shkoi gjerë më sot dhe me siguri më së larti që do shkoi nē të ardhmen. Por kurrë nuk i dihet skena jonë politike mund të vazhdojë të degradohet gjerë në pakufi. Pasi fitoi garën për në Parlament djali i Sami Lishtakut, Mërgimi. Menjëherë brenda 24 orëve u lirua Sami Lushtaku, i cili ishte arrestuar dhe dënuar në të njëjtën kohë me me Sylejman Selimin. Çfarë standardi i dyfishtë njëri lirohet brenda ditës pa kurrfarë arsyetimi, vetëm se iu deshka dikujt për të qëndruar në pushtet. Tjetri mbahet në burg, as ai vetë akoma se di se pse mbahet në burg. S’dim asnjëri nga ne pse po mbahet në burg, pasi që nuk pat kurrfarë aktakuze përpos ca broçkullave që si mori vesh askush. A mos vallë duhet të kalbet në burg gjersa të rriten edhe fëmijët edhe fëmijët e tij? A është kjo drejtësia që dëshirojmë të instalojmë në Kosovë?! Të lirohet Sylejman Selimi me shokë. Për këtë rast mbajtën edhe grevë urie në Kosovë një grup bashkëveprimtarësh që gati edhe vdiqën. Grevistët se kishin shok dhe as bashkëveprimtarë të afërt asnjërin nga të burgosurit. Mbajtën grevë urie për të protestuar një precedent të keq që po instalohej në Kosovë. Grevë kjo e para e urisë në Kosovën e pasluftës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera