Sport

Stan Smith, mbledhësi i topave që u bë legjendë e tenisit

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 20 August 2020

Stanley Roger Smith u lind në vitin 1946 në Pasadena të Kalifornisë, aty ku edhe e fillojë karrierën si lojtar i tenisit, për t’u bërë më pas ndër më të mirët në botë në këtë sport, shkruan Gazeta inFokus.

Smith, që tani është 73 vjeçar, është në mesin e lojtarëve më të mirë në botën e tenisit.

Karrierën e tij e filloj në qytetin e lindjes ku si i vogël nisi të punoj si mbledhës topash, por pas një kohe të shkurtër ai u largua sepse punëdhënesit mendonin që ishte i ngathët.

-Advertisement-

Ndoshta kjo edhe është rastësia më e mirë që i kishte ndodhur sepse pas kësaj ai nisi karrierën si lojtar i tenisit. Hapat e parë i mori nga Pancho Segura ku ky i fundit ishte një ndër lojtarët më të mirë të tenisit në atë kohë, madje më pas ai zgjodhi Smith-in në mesin e 20 lojtarëve më të mirë.

Smith ishte aktiv mes viteve 1960 deri në vitin 1980 dhe gjatë këtyre 20 vitesh ai pati shumë suksese duke u shpallur kampion në disa gara të ndryshme, si Grand Slam në vitet 1971 dhe 1972, në garat në dyshe amerikani arriti të dalë fitues 5 herë, kurse në ato të vetme e zuri vendin e parë hiç më pak se 65 herë, shkruan Gazeta inFokus.

Legjenda Smith përveç suksesit të madh që kishte pasur në tenis mori famë edhe më shumë kur në vitin 2015 brendi i famshëm Addidas lansojë një ‘linjë’ atletesh shumë të përshtatshme, për ndër të tij.

Atletet Smith u bënë më të shiturat në të gjithë botën nga të gjitha llojet e atleteve që Addidas nga nxjerrur ndonjëherë në treg. Madje në një intervistë Smith ishte shprehur “shumë njerëz tani mendojnë që unë jam një atlete, ata nuk e din që unë kam luajtur tenis. Ato kanë nisur jetën e tyre, shumë larg meje.”

Edhe pse i dha fund karrierës si lojtar aktiv Smith asnjëherë nuk u largua nga pasioni i tij për ketë sport, ai u bë trajner në Shoqatën e tenisit në Kombet e Bashkuara, ndërsa më vonë hapi edhe një akademi në bashkëpunim me mikun e tij Billy Stearns, të cilën e quajtën “Smith Stearn Tennis Academy”.

Stan Smith mbetet një ndër lojtarët më të mirë të tenisit gjatë gjitha kohërave falë sukseseve që ai kishte arritur me shumë punë dhe përkushtim, një shembull shumë i mirë për t’u ndjekur nga të gjithë sportistet, jo vetëm ata të tenisit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera