Rozë

Stalone ‘heroi’ i Bebe Rexhës: Falë tij s’hoqa dorë nga muzika

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 27 October 2017

Bebe Rexha është një ndër femrat më të suksesshme në botën e muzikës, por duket se nuk ka qenë shumë e frymëzuar për këtë gjë.

Boksi është sporti që e ka bashkuar me aktorin hollivudian, Silvester Stalonen i cili e ka frymëzuar për vazhdimin e karrierës. 71-vjeçari është personi që e ka ndihmuar të kalojë gjendjen depresive para pak kohësh, gjë të cilën na e ka rrëfyer me një postim në Instagram:

“Para një muaji, unë shkova në palestër dhe doja të hiqja dorë nga bota e muzikës sepse më dukej sikur po ndiqja lartësitë boshe dhe isha shumë e depresionuar. Ky njeri ishte atje atë ditë dhe më dha fjalimin më të mirë ndonjëherë, ku ede sot më kujtoi se nuk është vetëm vrapim, por maratonë. Gjërat mund të ndryshojnë kaq shpejt,” – shkruajti këngëtarja.

-Advertisement-

Bebe ka vetëm pak ditë që ka publikuar projektin e saj muzikor ‘Meant to be’ i cili është pëlqyer shumë nga ndjekësit e saj.

 


 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera