Lajme

Stagnimi special

Autori: Gazeta inFokus 08:43 | 03 October 2018

Dhomat e Specializuara të Kosovës nga korriku i vitit të kaluar janë plotësisht funksionale, përderisa Zyra e Prokurorisë së Specializuar ende nuk ka ngritur asnjë aktakuzë për krimet e supozuara të UÇK-së. Avokatët e akredituar nga Gjykata Speciale thonë se për shkak të këtyre vonesave mund të humbë besimi i qytetarëve në këtë institucion të drejtësisë.

Zyrtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) përsërisin se që nga korriku i vitit të kaluar ky institucion i drejtësisë është plotësisht funksional dhe sipas tyre i mbetet Zyrës së Prokurorit të Specializuara që t’i ngrejë aktakuzat e para.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) janë plotësisht funksionale në aspektin gjyqësor që nga 5 korriku i vitit të kaluar me hyrjen në fuqi të Rregullores së Procedurës dhe të Provave. Duke filluar nga korriku i 2017-s i takon Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) që të ngrejë akuza”, thuhet në përgjigjen për “Zërin” të DHSK-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera