Lajme

Stafi i Prokurorisë nga e hëna në grevë të përgjithshme

Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 16 March 2018

Stafi mbështetës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) nga e hëna do të hyjë në grevë të përgjithshme deri në plotësimin e kërkesave të paraqitura nga ta.

Grevën e ka paralajmëruar Kryetari i këshillit grevist të stafit mbështetës të PSRK-së, Sheremet Fejza.

“Në takimin që e patën sot me gjithë stafin mbështetës të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, u pajtuam që nga dita e hënë të hymë në grevë të përgjithshme, pasi që deri më tani nuk ka pasur asnjë reflektim lidhur me kërkesat tona të cilat tashmë janë publike”, ka thënë Kryetari i Këshillit grevist të PSRK-së, Sheremet Fejza, përcjell Indeksonline.

-Advertisement-

Ai ka theksuar se greva do të mbahet për shkak të mos përmbushjes së stimulimit në paga të cilat janë të parapara me Ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës, gjegjësisht për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

Kërkesat e paraqitura: – Kthimi i shtesës në mënyrë retroaktive nga 1 janari i këtij viti; – Garantimi i kësaj shtese si shtesë e përhershme duke rregulluar një herë e përgjithmonë këtë çështje, pa marrë parasysh ngritjen apo mos ngritjen e pagave të prokurorëve; – Kërkesa për avancimin e zyrtarëve ligjor të cilët kanë dhënë provimin e Jurisprudencës dhe ata të cilët tani më i kanë dorëzuar kërkesat për avancim , si dhe, cilit do punëtor i cili plotëson kërkesat ligjore për avancim apo ngritje në detyrë në pajtim me dispozitat ligjore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera