Sport

Stafi mjekësor i Danimarkës fiton çmimin e “Fair Play” nga FIFA pasi shpëtuan Eriksenin

Autori: Gazeta inFokus 20:01 | 17 January 2022

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, aktualisht po mbanë ceremoninë ‘FIFA Football Awards 2021’, ku po zgjedhën më të mirët e vitit që lamë pas, shkruan Gazeta inFokus.

Çmimi ‘Fair-Play’ për vitin 2021 ka shkuar për stafin mjekësor të kombëtares së Danimarkës, pasi arritën ti shpëtonin jetën mesfushorit, Christian Eriksen.

Futbollisti danez pësoi sulm në zemër gjatë ndeshjes së ‘EURO 2020’ ndaj Finlandës, por që falë reagimit të mirë të stafit mjekësor, ai arriti të rikthehej në jetë.

-Advertisement-

Ceremonia ‘FIFA Football Awards 2021’ po zhvillohet në Nyon të Zvicrës./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera