Lajme

Stafi i GIZ-së në aksion pastrimi në Liqenin e Batllavës(FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 13 July 2017

“Të Mbajmë Kosovën të Pastër” – me këtë moto, stafi i Deutsche Gesellschaft für Internationale

Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në Kosovë me iniciativë vullnetare u mblodh në Liqenin Batllavës për një

ditë të pastrimit të brigjeve të liqenit. Dita e pastrimit u organizua nga stafi i GIZ-së në kuader të “Ditëve

-Advertisement-

Gjermane të Veprimit për Qëndrueshmëri” në mesin e shumë aktiviteteve të mbajtura në Gjermani dhe

mbarë botën. Me një laramani të ngjarjeve, duke përfshirë një sesion informues mbi menaxhimin e

mbeturinave në Kosovë, GIZ kërkon të rrisë ndërgjegjësimin mbi temen e qëndrueshmërisë dhe asaj se

si secili prej nesh mund të kontribojë në reduktimin e emetimeve të gazrave serë dhe mbeturinave. Stafi i

GIZ-së në Kosovë tashmë ka kohë që bën ndarjen e mbeturinave të saj të riciklueshme dhe mbeturinat

elektronike duke dhënë një shembull pozitiv për ndërgjegjësimin qytetar ndaj mbrojtjes së mjedisit.

Për më shumë se 17 vjet GIZ realizon projekte në emër të Qeverisë Gjermane duke mbështetur Qeverinë

e Kosovës në sektorë të ndryshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera