Lajme

Stadiumi i Prishtinës do të quhet “Fadil Vokrri”

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 09 June 2018

Stadiumi i Prishtinës do të mbaj emrin e Fadil Vokrrit.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, shkruan GazetaFokus.

Ahmeti përmes një postimi ndër të tjera ka shkruar “ Stadiumi i Prishtinës me ndër do të mbaj emrin e tij, Fadil Vokrri”

-Advertisement-

I pari i Prishtinës ka shkruar gjithashtu se është vështirë të zëvendësohet çdo pozitë që luajti e mbajti Vokrri.

“Një jetë plot suksese, e duke pritur sukseset e radhës së ngritjes së përfaqësueses së Kosovës. Vështirë i zëvëndësueshëm në çdo pozitë që luajti e që mbajti. I respektuar në çdo vend që jetoi. Lajm i hidhur. Stadiumi i qytetit me nder do ta mbajë emrin e tij, Fadil Vokrri”, ka shkruar Shpend Ahmeti.

Lexo edhe: Vokrri do të varroset me ceremoni shtetërore, Pacolli autorizon protokollin e shtetit

Kryetari i Federatës të Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka ndërruar jetë mëngjesin e së shtunës pas një komplikimi shëndetësor.

Koha e varrimit ende nuk është caktuar ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në ndërtim të vocrrit të dielën e ka shpallur dit zie./GazetaFokus.

Lexo edhe: Nesër ditë zie në Kosovë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera