Stadiumi “Fadil Vokrri” do të shkojë në rinovim në muajin mars, njofton MKRS
Autori: Gazeta inFokus
18:23 | 24 Dhjetor 2023
Renovimi dhe ndërrimi i barit në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” nuk do të nisë deri në pranverën e viti 2024. Kështu ka bërë të ditur , zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani.
Në fund të muajit nëntor, Federata e Futbollit të Kosovës doli me njoftim që ky stadium do të mbyllet për të gjitha aktivitete sportive pasi është dëmtuar në masë të madhe bari i saj për shkak të numrit të madh të ndeshjeve ndërkombëtare të zhvilluara në të.
FFK gjithashtu bëri të ditur se është arritur një marrëveshje me MKRS-në për ndërrimin e barit në këtë stadium, marrëveshje të cilën e ka konfirmuar tashmë edhe Osmani në një prononcim për Kosova Press.
Sipas saj, komunikimi ndërmjet MKRS-së dhe FFK-së për këtë çështje ka qenë që nga muajt e verës, por kalendari i ngjeshur i ndeshjeve nuk lejonte hapësirë për ndërhyrje të tilla.
“Ne kemi qenë në komunikim me Federatën e Futbollit për sa i përket stadiumit ‘Fadil Vokrri’ që nga muajt maj dhe qershor kur ishin ndeshjet e më hershme që kishin probleme pikërisht për shkak të shiut të madh. Mirëpo, duke marrë parasysh agjendën shumë të ngarkuar të garave dhe ndeshjeve ndërkombëtare që janë zhvilluar në Kosovë, ishte e pamundur të bëhej intervenimi i ndërrimit të barit të fushës për shkak se si procedurë në bazë të ekspertëve të UEFA-së më të cilët konsultohet FFK-ja, minimumi do të duhen 60 ditë që të bëhet ndërrimi barit aktual në barë të ri”.
“Periudha kur filluan ndeshjet, përsëri ishte koha shumë e ftohët, nuk është një intervenim që kryhet brenda javës sepse po të ishte, padyshim se do ta ndërmerrnim. Andaj, jemi dakorduar që në përfundim të vitit të agjendës së garave sportive, të kalendarit sportiv të Federatës së Futbollit, të nis vlerësimi i gjendjes ekzistuese si dhe hartimi i projektit për ndryshim të barit, gjë të cilën kjo është marrëveshja që e kemi arritur”.

T� tjera
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...


































