Stadiumi “Air Albania” mbyllet për një javë, kjo është arsyeja
Autori: Gazeta inFokus 23:30 | 23 November 2021
Skuadrat e kryeqytetit do të duhet të privohen sërish nga të luajturit në impiantin më modern në vend, “Air Albania”.
Gjatë ditëve të fundit në këtë stadium janë zhvilluar shumë ndeshje, duke përfshirë Superioren e Kombëtaren dhe përgjegjësit për mirëmbajtjen e fushës kanë kërkuar patjetër që në terrenin e blertë të mos luhet për një javë.
Ndeshja e fundit që do të zhvillohet, përpara se fusha të nisë rehabilitimin, do të jetë ajo e Kombëtares së femrave ndaj rivaleve nga Norvegjia, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës.
Më pas, deri më datë 2 dhjetor, stadiumi nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshje.
Tirana është e vetmja skuadër kryeqytetase, që nuk ndikohet nga kjo lëvizje.
Bardheblutë dy ndeshjet e ardhshme ndaj Skënderbeut dhe Egnatias i luajnë në transfertë.
Ndryshe ndodh me Dinamon dhe Partizanin, që do të duhet të spostohen në “Elbasan Arena”, fusha e të cilit u rigjenerua së fundmi dhe është në kushte të mira.
“Nëndetësja” do të duhet të dalë jashtë kryeqytetit për të luajtur si pritëse ndaj Kastriotit më datë 28 nëntor.
Partizani gjithashtu do të spostohet në Elbasan për të luajtur duelin e fortë ndaj Teutës pas tre ditësh.
Ndaj Skënderbeut, ndeshje e planifikuar për t’u luajtur më datë 4 dhjetor, me siguri do të mund të luhet në “Air Albania” sepse në këtë datë fusha do të jetë e gatshme të presë ndeshje.
Me këtë lajm, konfirmohet edhe vazhdimi i “zierjes së çorbës” me stadiumet në këtë nisje të sezonit futbollistik.
Shumica e skuadrave po e kanë të pamundur të luajnë në qytetet e tyre dhe në këtë mënyrë po ua bëjnë akoma më të vështirë tifozëve, për t’i ndjekur në stadium.
Në të njëjtën kohë, ulen edhe të ardhurat e klubeve nga arkëtimet për biletat./Panoramasport/
Të tjera
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...
-
Dita e Turqve, Konjufca: Ky komunitet shtetin tonë e përjeton si të vetin
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëta...
-
Kurti në Panairin e Hanoverit, e quan historike pjesëmarrjen e parë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Hanoverit “20...
-
Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e Prindoni duan të ikim në Australi
Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pr...
-
Gjuajtje me ąrmë zjąrri në Hajvali, policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00 ...
-
Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Depart...
-
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kë...
-
Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend
Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar president...
-
Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasni...
-
Macron telefonon Kurtin, bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve ndërsa anëtarësimin në KiE e lidh me Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga Presidenti ...