Sport

Stadiumet më të zhurmshëm në botë-FOTO

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 20 April 2018

Një faqe sportive interneti holandeze ka përpiluar rënditjen e 10 stadiumeve më të zhurmshëm në botë. Rënditja nuk është e bazuar në ndonjë studim shkencor, por mbi bazën e prezencës dhe thirrjeve të tifozerive përgjatë gjithë takimeve.

Rekordi me mbi 132 decibel, mbahet aktualisht nga stadiumi i Kansas City Chiefs, megjithëse ky stadium nuk është përfshirë në këtë listë.

10) Anfield Road. Fortesa e skuadrës së Liverpulit që prej vitit 1892, kur u themelua klubi. Konsiderohet një nga stadiumet më të zhurmshëm dhe me tifozerinë më të zjarrtë.

-Advertisement-

9) De Kuip, stadiumi i Fejnordit. Skuadra holandeze nuk njihet fort për huliganizma, por mbështetja e zjarrtë, sidomos në ndeshjet me Ajaksin nuk i mungon.

8) Alberto Jacinto Armando. Stadiumi i Boca Juniors mban vendin e tetë. Kapaciteti dhe mbështetja e tifozerisë, sidomos në derbit me River Plate e bëjnë ndër impiantet më të zhurmshme.

7) Celtic Park. Stadiumi i skuadrës skoceze Celtic, i quajtur ndryshe edhe si “The Paradise” renditet i shtati në listën e faqes holandeze.

6) Apostolos Nikolaidhis. Stadiumi i Panathinaikosit i emëruar në nder të presidentit historik të skuadrës greke. Kapaciteti nuk është në nivelin e stadiumeve të tjera të lartpërmendura, por kjo nuk pengon tifozerinë të zhurmojë, sidomos në ndeshjet derbi me Olimpiakosin.

5) Signal Iduna Park. Përvecse një nga stadiumet më modernë, është edhe zhurmues. Arena e Borusias së Dortmundit rrallëherë ka shkallë bosh. Tifozeria e kësaj skuadre, si për organizimin ashtu edhe për sjelljen me kundërshtarët shpesh merret si shembull për t’u ndjekur.

4) I katërti rënditet stadiumi i Yllit të Kuq të Beogradit (Cervena Zvezda). Shembull për t’u marrë është prezenca e tifozëve në mbështetje të skuadrës së tyre, por jo sjellja dhe dhuna që shoqëron pjesën më të madhe të takimeve.

3) Dhe ja ku mbërrijmë në podium, i gjithi turk. I treti radhitet “Sukru Saracoglu”, stadiumi i Fenerbahçes, që nxehet më shumë sidomos në derbit me dy skuadrat e tjera të Stambollit.

2) Ataturk Olympic Stadium. I vendosur në periferitë e Stambollit është ndër impiantet më moderne europiane, por kjo s’i pengon tifozët e Beshkiktashit që të krijojnë një ambient ferri për miqtë.

1)ja ku mbërrijmë tek vendi i parë. Turk Telekom Arena (njohur më parë edhe si Ali Sami Yen). Arena e Gallatasarajit e përuruar në 2011 konsiderohet si arena më e zhurmshme në botë dhe kjo jo vetëm në ndeshje të mëdha të klubit, por edhe në sfida me rëndësi “të dorës së dytë”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera