Lajme

Stacioni në krizë, bordi shpërblen veten me mijëra euro (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 19:10 | 18 October 2018

Nuk treguan ndonjë performanc të mirë.

Madje 2016-ta u kaloj me keqpërdorime e qindra mijëra euro humbje .

Po pavarësisht kësaj Ylber Çitaku, ish- kryeshef ekzekutiv i ndërmarrjes publike lokale, “Stacioni i Autobusëve”, Prishtinë vendosi të ‘gostisë’ vetëm dhe anëtarët e bordit të drejtorëve me disa mijë euro bonus, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Vetës ia ndau mbi 6 mijë euro ndërsa anëtarëve të tjerë nga mbi 3 mijë euro.

Kështu shkruan në një dokument të cilin e posedon Gazeta inFokus. Në vendim thuhet se bonuset do të shpërndan për performancën e treguar në vitin 2016.

E si shef ekzekutiv, Çitaku i ndarë vetës shumën më të madhe mbi 6 mije euro ose saktësisht 6 mijë e 300 euro.

Me 3 mijë e 570 euro është kompensuar Sherif Sejdiu, kryesues i bordit të drejtorëve.

Ndërsa me rreth 3 mijë e 500 euro është kompensuar Flamur Zeqiri, anëtar i bordit të drejtorëve, e me nda 3mijë e 300 euro janë kompensuar Gani Sopi e Fatmir Dervishi anëtar të bordit të drejtorëve.

Vendimi është nënshkruar më 29 mars të vitit 2017.

Ndryshe për parregullsitë dhe keqpërdorimet në Stacionin e Autobusëve në kryeqytet Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për medie.

Këshilltari Komunal i Komunës së Prishtinës,Eman Rrahmani, ka thënë se gjatë 2016-ës e 2017-ës Stacioni i Autobusëve ka humbur rreth 400 mijë euro.

“Përveç performancës së dobët në vitin 2016 kemi një humbje prej 167.038 euro dhe në 2017-ën kemi humbje prej 224.910 euro ku punëtorët e kësaj kompani vjedhin shtëpinë e vet aty nga ku edhe i marrin pagat ”, ka thënë ai.

Rrahmani ka shtuar gjithashtu se edhe Raporti i Auditorit ka vërtetuar keqpërdorimet
“Raporti i Auditorit të Përgjithshëm për ndërmarrjen publike ‘Stacioni i Autobusëve’ vërtetona ankesat që nga fillimi i këtij viti i kemi vërtetuar Kuvendin Komunal të Prishtinës, kryetarin, Shpend Ahmeti dhe nënkryetarin Nuhedin Nushi i cili është aksionar në këtë ndërmarrje”, ka shtuar Rrahmani.

Ylber Çitaku ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeshefit ekzekutiv në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë në shkurt të këtij viti.

Ai dorëheqjen e ka arsyetuar me mungesë të mbështetjes institucionale.

“Mungesa e mbështetjes institucionale deri në sabotim e ka bërë të pamundur vazhdimin e ushtruesit të detyrave me përgjegjësi dhe kryeshefit ekzekutiv sipas kontratës së punës dhe të aplikueshme në Republikën e Kosovës”, ka thënë Çitaku. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera