Lajme

Stacionet e autobusëve ende pa orare të udhëtimeve

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 17 March 2024

Në stacionet e autobusëve në kryeqytet ende nuk ka tabela, të cilat do t’i njoftonin udhëtarët që përdorin transport publik me oraret e autobusëve.

Tërë këtë vonesë Komuna e Prishtinës e arsyeton se po bëhet një plan i ri për trafikun urban, megjithatë do t’i vijë radha. Në tabelat digjitale, pritet të përfshihen linjat publike dhe private.

“Pas mbylljes së xhepave ne veçse jemi në hartim të pikave të tjera e që është edhe tabela digjitale e cila do të vendoset në stacionet në qendër pastaj edhe më gjerë, do t’i përfshij të gjitha linjat…”, tha Gent Sejdiu, projekt-menaxher për transformimin e transportit publik.

-Advertisement-

Mirëpo, në anën tjetër, qytetarët ende janë të zemëruar me mbylljen e xhepave.

Sipas tyre, kjo nuk do duhej të ishte fare pjesë e projektit meqë prish idetë vijuese për transformim.

Duke thënë se nuk ka në plan të ndërroj planet mbi projektin, në vazhdimësi nga komuna priten edhe pika të tjera për transportin publik.

Në kuadër planit për transformimin e transportit publik, në gjashtë mujorin e parë të vitit 2024, komuna e Prishtinës ka premtuar se do të jenë në dispozicion të udhëtarëve edhe 30 autobusë të rinj, 6 elektrikë, kurse 24 do të jenë diesel.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera