Sport

Bashkëlojtari i Vedat Muriqit te Fenerbahçe rezulton pozitiv me coronavirus

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 25 March 2020

Skuadra e Fenerbahçes ka njoftuar se njëri nga futbollistët e saj është infektuar me coronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Gjiganti turk nuk ka treguar emrin e lojtarit që ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Në Fenerbahçe luan edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili tanimë do të futet në karantinë për 14 ditë.

Kampionati në Turqi u ndërpre para një jave për shkak se coronavirusi filloj të përhapej shpejtë edhe në Turqi./Gazeta inFokus/

Të tjera