Sport

Shaqiri ia siguron Liverpoolit Ligën e Kampionëve (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 25 May 2019

Kur po afrohet finalja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpoolit dhe Tottenhamit kanë nisur edhe parashikimet për këtë ndeshje.

E një parashikim ka bërë edhe “Fifa19”, me heroin e ndeshjes që është Xherdan Shaqiri.

Në një postim në Instagram “Champions League” sjell parashikimin e Castros, i cili edhe komenton finalen e madhe.

-Advertisement-

Liverpooli e fiton këtë përballje me golin e Shaqirit të shënuar në minutat e fundit të ndeshjes.

Përkundër që Liverpooli arrin ta fitojë këtë finale në videolojën e publikuar, skuadra e Jurgen Kloppit pritet të ketë punë të vështirë ndaj Tottenhami më 1 qershor në “Wanda Metropolitano”, aty ku skuadrat do të masin fuqitë e tyre.

Më poshtë mund ta shikoni vidolojën që e shpall Liverpoolin kampion të Ligës së Kampionëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera