Sport

Selmani flet për të ardhmen e tij, tregon a do të zgjedh Kosovën apo Suedinë

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 03 March 2021

Sulmuesi me prejardhje kosovare, Astrit Selmani, ka treguar se kombëtarja e Kosovës ka shfaqur interesim për të, kurse ajo e Suedisë jo, shkruan Gazeta inFokus.

Në një intervistë të dhënë për ‘Fotbollskanalen’, 23 vjeçari ka thënë se ka rregulluar pasaportën e Kosovës, ani pse akoma nuk ka pranuar ndonjë ftesë zyrtare.

“Nuk kam pranuar ndonjë ftesë, por kam rregulluar pasaportën. Është duke u bërë e qartë”.

-Advertisement-

“Po kam dëgjuar. Do shohim çfarë do ndodh në ditët në vijim. Për ata që kanë dëgjuar është e drejtë që jam afër”.

“Nuk ka asgjë që duhet të vendos, nuk ka pasur interesim nga Suedia”, ka thënë Selmani.

Mbetet të shihet në vazhdim nëse Astrit Selmani do të bashkohet me kombëtaren e Kosovës apo atë të Suedisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera