Lajme

Srpska qeshën me Sarandën: S’u çudita, e dhimbshme ishte mos-dëgjimi i fjalimit të Kosovare Kelmendit

Autori: Gazeta inFokus 19:26 | 26 March 2020

Një gjest aspak i hijshëm ka ndodhur gjatë seancë së djeshme në Kuvendin e Kosovës.

Derisa fliste deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, pretendohet se deputetët e Listës Srpska  shpërthyen me të qeshura kur ajo foli për vrasjen e familjarëve të saj.

 

-Advertisement-

 

Saranda, e cila gjatë luftës në Kosovë ishte e plagosur rëndë në masakrën e Podujevës ku humbi një pjesë të madhe të familjes, u deklarua rreth këtij veprimi të turpshëm.

“Për të qeshurat e tyre nuk është çudi, nuk kanë ndryshuar, janë të njëjtit. Për mua më e dhimbshme është që nuk u dëgjua fjala e Kosovare Kelmendit (vajzës së Nekibe Kelmendit) se sa të qeshurat e Listës Srpska”, ka thënë ajo për “Indeksonline”.

Bugujevci u shpreh se nuk pres asgjë më mirë prej Srpska-s, por që ka pritur më mirë nga bashkëkombësit e saj në legjislativ.

Në pjesën ku gjendeshin deputetët serbë, në katin e dytë (në vendin e mediave) ishin edhe deputetët e grupit 6+, dy deputetë të pavarur si dhe ata të Nismas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera