Srpska e mbështet aksionin “e policëve të rajonit të Veriut” kundër kontrabandës
Autori: Gazeta inFokus 18:49 | 23 May 2022
Liste Serbe ka dalë me një komunikatë rreth aksionit të Policisë në veri të vendit, ku është gjetur një laborator i drogës si dhe ka pasur të shtëna ndaj efektivëve policorë. LS thotë se aksione të tilla mbrojnë rininë e vendit nga dukuritë negative, sic janë narkotikët dhe ka shtuar se policët e Regjionit Veri kanë treguar aftësi dhe kapacitete për të luftuar krimin. Lista Serbe nuk e përmend askund Policinë e Kosovës, por vetëm i referohet sikur “Rajoni-Veri”, shkruan Gazeta Express.
“Lista Serbe e mirëpret aksionin policor nga Rajoni-Veri që u krye sot me qëllim të frenimit të krimit në fushën e narkotikëve, i cili në radhë të parë mbron rininë tonë dhe fëmijët tanë nga kjo plagë që shkatërron çdo shoqëri. Ky veprim ka treguar se punonjësit e policisë së Qarkut-Veri kanë aftësi dhe kapacitet për të luftuar krimin”, shkruan në komunikatë.
Tutje thuhet se në emër të LS-së dhe popullit serb dënohen aktet kriminale. Po ashtu, LS thotë se sa herë ka aksione të tilla dhe veprime profesionale nga policia, gjithmonë do të jenë në mbështetje të ligjit.
“Shfrytëzojmë rastin të theksojmë se në emër të Listës Serbe dhe popullit tonë dënojmë këtë lloj akti kriminal të individëve. Ne i japim mbështetjen tonë të plotë policisë së Rajonit-Veri që të vazhdojë me veprime të tilla dhe të mos lejojë individë që të kriminalizojnë gjithë veriun me aktivitetet e tyre kriminale ku jetojnë njerëz dhe familje të ndershme. Duam të bëjmë një mesazh të qartë se sa herë që policia kryen veprime profesionale si kjo, gjithmonë do të ketë mbështetjen e Listës Serbe dhe qytetarëve tanë”, përfundon komunikata.
Të tjera
-
Lajçak shkruan për takimin me Vuçiqin: Diskutuam për zbatimin e aneksit të Ohrit
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Edhe presidentja Osmani vazhdon takimet me homologët gjatë qëndrimit në SHBA
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka vazhduar takimet me homologët e saj gja...
-
Edhe Bashkëshortja e Kurtit në Nju Jork, kalon kohë me dy shqiptare të njohura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në Nju Jork, ku po i zhvillon pu...
-
Putini paralajmëron Perëndimin se Rusia mund t’i përdorë armët bërthamore
Presidenti Vladimir Putin paralajmëroi Perëndimin të mërkurën se Rusia mund t...
-
Zeka: Kosova aktualisht ka normën e rritjes ekonomike që e ka pasur në vitin 2019
Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arianit Zeka, tha se Kosova nu...
-
Kryegjyshi i bektashive emëron ambasadorin e parë për “shtetin e ri” në Shqipëri
Ndërkohë që diskutimet për shtetin e ri bektashinj janë kthyer në temë dite, ...
-
Kurti po pret mysafirë në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork – jep detaje për ditën e parë
Në ditën e parë në Nju Jork, ku Kryeministri Kurti ka udhëtuar për takime me ...
-
Pamje të tmerrshme të aksidentit zingjiror në Fushë Kosovë, ku mbetën tre persona të lënduar
Një aksident i rënëdë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Kosovë, e ku si pa...
-
Kica-Xhelili: Ca marioneta të VV-së qenkan djegur keq !
Deputetja Hykmete Bajrami sot i ka kërkuar publikisht përballje kokë me kokë ...
-
“Albini i ka thanë Dardan Molliqajt që Shpendi është spiun i Amerikës”, detaje se çka u fol para se VV të ndahet
Ish-pjesëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka kritikuar kryeminist...
-
Tre persona të lënduar si pasojë e aksidentit zingjiror në Fushë Kosovë
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhiror që ka ndodhur so...
-
Aksident i rëndë zinxhiror në Fushë Kosovë, përfshihen disa vetura
Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë në Fushë Kosovë, raporton S...