Lajme

Sqaron Arben Vitia: Duhet edhe një test të dimë saktë nëse u shërua pacienti me Koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 20:09 | 25 March 2020

Më herët në media u raportua se një pacient i infektuar me Koronavirus është shëruar në Kosovë.

Por, qëministri i Shëndetësisë po thotë që një test ka dalë negativ, e tash duhet edhe një që të dihet përfundimisht, shkruan gazeta inFokus.

“Për informim korrekt, dhe këtë e kam cekur edhe në njoftimin paraprak, nevojitet edhe testi kontrollues për të vërtetuar nëse është shëruar apo jo pacienti.

-Advertisement-

Pra, për të konstatuar shërimin e një pacienti me COVID-19, nevojiten të bëhen 2(dy) testime dhe nëse dalin negative, mund të konstatojmë se pacienti është shëruar.

Të gjithë qytetarët do të njoftohen në kohë reale, ashtu sikur kemi bërë deri sot.

Ju faleminderit për mirëkuptim!”, ka thënë Vitia./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera