Lajme

Sqarohet spitali i Mitrovicës për pacientin e vdekur që u mbajt 6 orë në dhomë me pacientët tjerë

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 18 November 2020

Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës ka dhënë një sqarim për mbajtjen e një kufome në dhomë me pacientë për më shumë se gjashtë orë.

Sipas tyre në momentin e vdekjes së pacienti kanë qenë në pritje të rezultateve për virusin me Covid-19.

“Ju informojmë se në momentin e vdekjes së pacientit, kemi qenë në pritje të rezultatit nga IKSHP lidhur me pranin e infeksionit nga COVID19, për shkak se prania e infeksionit i ndrron komplet procedurat e tërheqjes së trupit të pa jetë dhe ato pasuese”, thuhet në sqarimin e spitalit.

-Advertisement-

Ndër të tjera ky spital ka thënë se ata nuk janë përgjegjës për trupat e pa jetë në spitalin e tyre por Qendra Operative Emergjente që është kompetencë e Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë ditës së sotme është raportuar se në Spitalin e Mitrovicës është lënë kufoma e një pacienti në dhomën e njëjtë me pacientët e tjerë për rreth gjashtë orë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera