Sport

Sqarohet mungesa e Bersant Celinës për Swansea City

Autori: Gazeta inFokus 22:13 | 26 February 2020

Bersant Celina nuk ia doli të jetë pjesë e skuadrës së Swansea City për ballafaqimin me Fulham në Championship, për shkak se nuk ndihet mirë shkaku se është sëmurë.

Kjo është ndeshje e dytë radhazi që ylli i Kombëtares së Kosovës Celina nuk paraqitet në fushë për Swansean, dhe mungesa e tij në skuadrën e sotme të City për ballafaqimin e rëndësishëm me Fulham ngriti pikëpyetje rreth të ardhmes së tij, raporton Gazeta Express.

Por më vonë u mësua se 23-vjeçari është sëmurë dhe kjo është arsyeja përse mungon sonte në Craven Cottage në Londër, duke i hequr dyshimet se kosovari ka probleme me klubin e vet.

-Advertisement-

Celina nuk u paraqit për Swansean as në triumfin e javës së kaluar 3:1 kundër Huddersfield, pasi u la në stol tërë takimin.

Kjo është ndeshja e dytë që kosovari nuk luan për skuadrën e tij, e cila është duke luftuar për një vend në play-off për t’u promovuar në Premierligë sezonin e ardhshëm.

Swansea ka pesë pikë më pak se vendi i gjashtë në Championship, i fundit që siguron pjesëmarrjen në play-off.

Mungesa e Celinës në ndeshjet e fundit përbën lajm të keq për Kosovën, e cila shpreson t’i ketë në formë të mirë të gjithë lojtarët e vet për ndeshjet vendimtare për kualifikim në Euro 2020 në fund të muajit mars.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera