Lajme

Sqarohet IPK, tash thotë se polici nuk është i dyshuar për marrëdhënien seksuale me të miturën

Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 21 April 2021

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve është duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me rastin sulm seksual.

Në kuadër të kësaj, bazuar në hetimet e deritashme i dyshuari nuk dyshohet të ketë pasur marrëdhënie seksuale me viktimën e këtij rasti.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës të prokurorisë Themelore në Gjilan drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin në fjalë.

-Advertisement-

Ndërkohë në një komunikatë të më parshme Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka bërë të ditur se ditë më herët kishte pranuar një informacion sipas të cilit dyshohej se një zyrtar policor i (i Njësisë Rajonale të komunikacionit rrugor në Gjilan) kishte kryer veprën penale “sulm seksual”.

Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan hetuesit e IPK-së kanë filluar procedurën hetimore që ka përfshirë edhe autorizimin e përdorimit të masave të fshehta të hetimit.

Si rezultat i veprimeve hetimore janë siguruar dëshmi në bazë të të cilave dyshohet se zyrtari policor ka kryer veprën penale të “sulmit seksual” ndaj viktimës së këtij rasti (një e mitur).

Bazuar në këto dyshime, sot në orët e pasdites është arrestuar zyrtari policor (i cili ishte jashtë detyrës zyrtare) dhe me vendim të prokurorit kompetent të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Përveç arrestimit, si pjesë e procedurës administrative i dyshuari (zyrtari policor) është suspenduar deri në përfundim të hetimit.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës të prokurorisë Themelore në Gjilan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera