Lajme

Sqarohet Driton Selmanaj për deklaratat rreth të pagjeturve

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 20 November 2020

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka sqaruar deklaratën e tij rreth të pagjeturve e ku nxiti debate të ashpra në Kuvend.

“Po e ndjej për obligim njerëzor që të jap sqarim për të gjithë ata që nuk kanë pas rastin ta shikojnë emisionin pressing mbrëmë në televizionin T7. Normalisht që ky sqarim nuk vlen për manipuluesit, shpifësit dhe argatët e së keqes në këtë vend.

Deklarata ime e mbrëmshme është thënë vetëm dhe vetëm në këtë kontekst: MJAFTË më se jemi lodhur me përdorimin e temave tepër të ndjeshme për qëllime tejet të ulëta politike”, ka sqaruar Selmanaj.

-Advertisement-

Sipas tij kushdo që provon që me tema të tilla të ndërtoj kauzë politike kundër kundërshtarëve politik, apo të provoj që mbi to të ndërtoj karrierë politike është TURP.

“TURP që as toka nuk mund ta mbaj”, ka shkruar Selmanaj.

Ai ka thënë se kemi obligim kombëtarë dhe shtetëror që temat e tilla si kjo e të pagjeturve të trajtohen me dinjitetin dhe ndjeshmërinë më të lartë njerëzore dhe shtetërore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera