Fokus

Sqarimi interesant i psikologut Zeka për rritjen e çmimeve e panikun e qytetarëve

Autori: Samire Jaha 17:05 | 14 March 2022

Rritja çmimeve të produkteve esenciale në vendin tonë ka krijuar panik të madh tek qytetarët, shkruan Gazeta Infokus.

Ky panikë rezultoj edhe me blerjen në sasi të mëdha të produkteve nga qytetarët në mënyrë që të kenë rezerva pasi paralajmërohej edhe më tej shtrenjtim i tyre e madje flitej edhe për ‘mungesë’ të këtyre produkteve pas blerjeve të shumta e krizës që ka kapluar botën.

Psikologu Arbër Zeka, për këtë panikë të krijuar tek qytetarët tashmë e sa ditë ka një sqarim mjaft interesant.

-Advertisement-

“Në psikologji, pranohet se individët mund t’i nënshtrohen ndryshimeve të sjelljes pas ngjarjeve të mëdha si fatkeqësitë natyrore, pandemia që potencialisht prishin jetën shoqërore ose kërcënojnë shëndetin e individit. Një nga ndryshimet e tilla të sjelljes është blerja në panik, e cila ndodh kur konsumatorët blejnë sasi jashtëzakonisht të mëdha produktesh, gjatë ose pas një fatkeqësie të perceptuar, ose në pritje të një rritjeje ose mungesë të madhe të po ati produkti”, ka deklaruar Zeka për Gazetën Infokus.

Por cilat janë faktorët që ndikuan që qytetarët të alarmohen dhe të ia mësyjnë dyqaneve ushqimore sipas psikologut?

“Faktorët që ndikojnë në blerje të tilla janë kërcënimi i perceptuar, mungesa e perceptimit të realitetit, ndikimi social dhe besimi social i krijuar. Jemi në fillimin e një epoke në historinë shoqërore e ekonomike që ndoshta do të njihet si Inflacioni i madh. Çmimet do të rriten, ndoshta ramje dhe ngritje, apo edhe do të pësojnë ndryshime. Arsyeja për këtë është e thjeshtë: Pas pandemisë, lufta të cilën po e shohim, nënkuptonte një ndërprerje në zinxhirët e furnizimit siç edhe jemi mësuar zakonisht”, tha ai.

E rritjen e çmimeve ai po e quan edhe “ankth të pakontrollueshëm”.

“Ne vetëm se i jemi ekspozuar të gjitha këtyre ngjarjeve dhe politika te orientuara drejt fitimit, dhe tani më nuk po se mundemi me kontrollu edhe ankthin tonë i cili për të mbijetuar na shtyjeni të blejmë produkte dhe jo vetëm të  blejmë, por duke pas frik nga ekzistenca të rezervoj sasi të miellit dhe vajit i cili fatkeqësisht ndoshta edhe nuk do të përdoret dhe do të del afati”, është shprehur Zeka.

Të gjitha këto rritje të çmimeve, sipas tij lidhen për përfitimet financiare të bizneseve ushqimore dhe atyre për derivate.

“Luftërat e çmimeve ne kriza tek ne mund të krijojnë situata shkatërruese ekonomike dhe psikologjike të lidhura fatkeqësisht shpesh për përfitimet e jashtëzakonshme të një individi, një kompanie apo industrie, ndërsa gjithnjë pësojnë ekonomikisht dhe psikologjiskëshit konsumatorët të ekspozuar frikës”, shtoi ai për Infokus.

E për fund psikologu Zeka dha një këshill për të gjithë personat që janë në një panik për rritjen e çmimeve dhe që po blejnë produkte në mënyrë të pakontrollueshme.

“Pasi të keni vëzhguar mirë situatën dhe keni marr informata të mjaftueshme, atëherë analizoni përfitimet që kanë kompanitë dhe ndikimin që ushtrojnë rrjetet sociale dhe sidomos mediat të varura nga reklamat e po këtyre kompanive, duke inkurajuar dhe diskutuar me veten ta shini me qetësi situatën. Dhe vetëm atëherë kur keni parë të dy anët e medaljes vendosni se si do të veproni në të ardhmen”, ka deklaruar psikologu Zeka për Gazetën Infokus.

Kujtojmë që gjatë javës së kaluar një litër vaj ka shkuar deri në 3 euro e 49 cent.

Po ashtu disa nga çmimet e rritura nga produktet esenciale në Kosovë kanë qenë buka, mielli, sheqeri, kripa, orizi etj.

Në lidhje më këto rritje të çmimeve, më saktësisht të vajit, kryeministri i vendit Albin Kurti, ka thënë se jo rastësisht çmimi është rritur në 3.50 cent por 3.49 cent duke aluduar se me qëllime të caktuara janë bërë këto rritje enorme në disa produkte të caktuara.

“Në këtë fabrikë ka 300 mijë litra vaj të papërpunuar dhe nëse përpunohet atëherë do të kemi vaj edhe për një muaj. Si qeveri do të kërkojmë nga vendet mike e partnere që të sigurojmë lëndën e parë që do të thotë vaj i papërpunuar. Ai ka thënë se nuk ka vend për panik dhe se kërkesat për vaj nuk janë as për së afërmi sa është konsumimi i tij. Çmimi i vajit aktualisht në Kosovë, është më i shtrenjti në botë. Bëhet fjalë për fyerje të çmimeve që bëhet nga faktori njeri e jo nga gjendja objektive. Këto çmime do të shfryhen”, ka thënë kryeministri Kurti.

E për këtë janë realizuar edhe disa aksione në shumë dyqane të vendit nga Inspektorati ku u konfiskua një sasi jo e vogël e vajit, të cilin dyqanet po e mbanin në depo përderisa po shkaktonin panikë për mungesë të tij.

“Pas një aksioni të Inspektoratit të Tregut dhe Policisë së Kosovës, Departamentit për hetimin e Krimeve Ekonomike, në dy depo (Fushë Kosovë dhe Graçanicë) është gjetur vaj për të cilin ka munguar dokumentacioni. 3.49 euro për një shishe vaj është rritje artificiale. Nuk e lejojmë zhvatjen. E kemi shtuar kontrollin e mbikëqyrjen dhe do t’i ndëshkojmë ata që manipulojnë e përfitojnë në emër të krizës”, ka deklaruar Kurti.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës nesër mbanë seancë të jashtëzakonshme me thirrjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku do të diskutohet pikërisht për rritjen e çmimeve./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera