Lajme

Sqarim: AKP nuk do ti shes 24 hektarë të varrezave

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 23 October 2018

Sipërfaqja me varreza në Vërmicë të Prizrenit, të cilën planifikon ta shes Agjencia Kosovare e Privatizimit, nuk është 24 hektarë, por vetëm 2.4 hektarë.

Ky gabim teknik lidhur me sipërfaqen është përvjedhur të hënën gjatë raportimit të Gazetës inFokus, në artikullin me titull “AKP shet varrezat në Prizren”, për të cilin redaksia kërkon ndjesë nga lexuesit.

AKP në një sqarim ka njoftuar se në bazë të të dhënave kadastrale të pranuara nga Zyra Kadastrale Prizren në emër të NSh Printeks evidentohet një parcelë në ZK Vërmicë me numër të parcelës 568-2 me sipërfaqe prej 24986m2 (2 hektarë 49 ari 86m2).

-Advertisement-

Sipas këtij institucioni gjatë shqyrtimeve të kësaj parcele, zyrtarët e Zyrës Regjionale të Prizrenit janë takuar me përfaqësuesit e fshatit Shkozë ku janë njoftuar se në një pjesë të kësaj parcele gjenden disa varreza të vjetra por saktësisht nuk është përcaktuar vendi dhe sipërfaqja e shfrytëzimit të këtyre varrezave.

Përpos këtyre takimeve me përfaqësuesit e fshatit,  zyrtarët e ZR të Prizrenit janë takuar edhe me përfaqësues të bashkësive fetare Katolike si dhe përfaqësues të BIK-ut, ku verbalisht janë njoftuar se ata nuk kanë ndonjë informatë më të saktë dhe se këto varreza nuk janë në menaxhim të tyre.

“Me qëllim të identifikimit dhe verifikimit të lokacionit të këtyre varrezave dhe pas kërkesës zyrtare për matje të kësaj pjese është bërë matja e sipërfaqes së këtyre varrezave e cila pas matjes nga Zyra Kadastrale rezulton se një pjesë e kësaj parcele me sipërfaqe prej 3197 metra kator ka varreza”, thuhet në sqarimin e AKP-së./ Gazeta inFokus/

Lexojeni të plotë sqarimin e AKP-së:

Prishtinë – Redaksi e nderuar,  dëshirojmë të korrigjoni shkrimin e publikuar dje me datë 22-10-2018 me të dhëna të konfirmuara nga Agjencia e Privatizimit pasi që shkrimi i publikuar dje në portalin tuaj  me titull -“AKP shet varreza ne Prizren”-  përveç se AKP nuk është pyetur fare për  këto të dhëna, ka mungesë të  saktësisë dhe korrektësisë.

Në bazë të të dhënave kadastrale të pranuara nga Zyra Kadastrale Prizren në emër të NSh Printeks evidentohet një parcelë në ZK Vërmicë me numër të parcelës 568-2 me  sipërfaqe prej 24986m2 (2hektarë 49 ari 86m2). Pra, nuk kemi të bëjmë me sipërfaqe prej 24 hektarësh siç është shkruar në gazetë por bëhet fjalë për saktësisht 2.49 hektarë.

Agjencia Kosovare e Privatizimit në kuadër të procedurave standarde të Privatizimit, zhvillon kontakte të rregullta me autoritete komunale dhe qendrore duke konsultuar dhe shqyrtuar çdo kërkesë  të tyre që mundë të kenë rreth pronave shoqërore, dhe atë në harmoni me Planet Hapësinore, Planet Zhvillimore Komunale dhe interesit publik/komunal.

Për më tepër, lidhur me parcelën  e referuar  në shkrimin tuaj, duhet të theksojmë që kjo parcelë nuk është përfshirë kurrë në shitje dhe atë për shkak të problemeve të shumta kadastrale që janë evidentuar edhe nga zyrtarët tanë të Zyrës Rajonale në Prizren.

Një pjesë e kësaj parcele është përfshire në shpronësim për auto-rrugë Vërmicë-Merdare ( sipërfaqe prej 5142m2) gjithashtu ka ndërtime jo ligjore si dhe një rrugë publike.

Gjithashtu, gjatë shqyrtimeve të kësaj parcele, zyrtarët e ZR të Prizrenit janë takuar me përfaqësuesit e fshatit Shkozë ku janë njoftuar se në një pjesë të kësaj parcele gjenden disa varreza të vjetra por saktësisht nuk është përcaktuar vendi dhe sipërfaqja e shfrytëzimit të këtyre varrezave.

Përpos këtyre takimeve me përfaqësuesit e fshatit,  zyrtarët e ZR të Prizrenit janë takuar edhe me përfaqësues të bashkësive fetare Katolike si dhe përfaqësues të BIK-ut, ku verbalisht janë njoftuar se ata nuk kanë ndonjë informatë më të saktë dhe se këto varreza nuk janë në menaxhim të tyre.

Me qëllim të identifikimit dhe verifikimit të lokacionit të këtyre varrezave dhe pas kërkesës zyrtare për matje të kësaj pjese është bërë matja e sipërfaqes së këtyre varrezave e cila pas matjes nga Zyra Kadastrale rezulton se një pjesë e kësaj parcele me sipërfaqe prej 3197 metra kator ka varreza.

Pra, AKP si çdoherë tjetër, së pari sqaron të gjitha çështjet  e pronësisë  dhe të shfrytëzimit të interesit publik para se të përgatisë ndonjë pronë për privatizim, kuptohet përfshirë këtuedhe varrezat apo asetet tjera të cilat mund të jenë me interes publik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera