Auto&Tech

Sprejë në asfalt i cili ndikon që “maraklive të driftave” t’iu digjen gomat

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 09 August 2017

Nuk ka rëndësi se ku jetoni, gjithmonë do të ketë njerëz që ngasin me pakujdesi të madhe.

“Hooning” , është një term nënçmues që përdoret në Australi dhe në Zelandën e Re, për t’iu referuar një personi të ri, i cili bën sjellje anti-shoqërore. Pra, përdoret gjithashtu për dikë që ngasë veturën në mënyrë anti-shoqërore: shpejtë, zhurmshëm dhe me rrezikshmëri esktremte.

Në Melburn të Australisë, kanë gjetur një ide që së paku të përpiqen ta ndalojnë këtë fenomen të ngasësve që preferojnë të bëjnë “drifta” (manovra) në asfalt.
Melburn – gjendja e asfaltit pas një nate ekstreme nga të rinjtë me veturaAta kanë hedhur një sprejë në disa nga rrugët lokale, e që ky sprejë është në gjendje të djeg gomat. Sprejë është hedhur në ‘top vendet sekrete’ , aty ku preferojnë të rinjë të dëfrehen me veturat e tyre.

-Advertisement-

Sprejë thuhet të jetë i parrezikshëm ndaj gomave të automjetit nëse shoferi është duke vozitur në mënyrë të duhur. Sipërfaqja e bën shumë të vështirë për një shofer që gomat e veturës së tij të bëjnë rrethrrotullime më shumë se normalja. Nëse ata e bëjnë atë, atëherë sprejë do të zvogëlojë shumë shpejt jetëgjatësinë e gomave.

Këshilli i Qarkut në Melburn njoftoi se gomat do të preken nga sprejë vetëm nëse rrotat e automjetit humbasin tërheqjen në rrugë. Arsyeja e krejt kësaj është zvogëlimi i lëndimeve të rënda të atyre që bëjnë “hooning”, apo thënë më mirë ngasje esktreme.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera