Lajme

SPRC dhe Ministria e Infrastrukturës me Memorandum Mirëkuptimi për vetëdijësimin e ngasësve për sigurinë në rrugë(Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 12 October 2017

Drejtori i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë( SPRC), Burim Ramadani, dhe ministri i Infrastrukturës , Pal Lekaj kanë nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi, shkruan Infokusi.com

Ministri Lekaj, po ashtu, i është bashkuar fushatës vullnetare të SPRC-së për ngritjen e vetëdijesimit të ngasësve në rrugët e Kosovës, që të kufizojnë shpejtësinë sipas rregullave të komunikacionit.

Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e Ramadanit bërë në “facebook”

-Advertisement-

SPRC dhe Ministria e Infrastrukturës me Memorandum Mirëkuptimi për vetëdijësimin e ngasësve për sigurinë në rrugë

#Ndaljagazin

Sot, me Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, kemi nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit.

Ministri Lekaj, po ashtu, i është bashkuar fushatës vullnetare të SPRC-së për ngritjen e vetëdijësimit të ngasësve në rrugët e Kosovës, që të kufizojnë shpejtësinë sipas rregullave të komunikacionit.

Në emër të SPRC-së i shpjegova Ministrit Lekaj për angazhimin tonë në këtë fushatë virtuale.

Jam i kënaqur që #Ndaljagazin po rritet në kuptimin e shpërndarjes dhe mbështetjes në rrjetet sociale.

Jam i bindur se në temat e sigurisë (qoftë asaj nacionale, qoftë asaj humane), secili në këtë shoqëri mund të kontribuojmë për rritjen e sigurisë së shtetit dhe qytetarëve./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera