Lajme

Sprapsja e Kurtit nga Ura e Ibrit, Molliqaj: Trash autonominë, fiton vota, izolon ndërkombëtarisht vendin

Autori: Gazeta inFokus 23:30 | 29 August 2024

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka shkruar në lidhje me atë që është parë si tërheqje e kryeministrit Albin Kurti nga hapja e urës së Ibrit, sidomos pas vizitës së shefit të CIA-s, William Burns.

Molliqaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kurti me këtë ka fituar vota, megjithatë ka izoluar vendin ndërkombëtarisht.

“Tash e sa ditë prej kur presioni diplomatik përfundoi e filloi ai konkret e fizik, nuk kemi turizëm urash. Shkrirja nacionaliste megjithatë ndodhi, mbështetja po rritet. Por cili është realiteti i pamanipuluar në këtë rast. Ura është kufiri i Kurtit. Ura e Ibrit është kufiri i rezistencës së tij. Për pasojë edhe është dështimi i një politike, është kufiri i saj.” – ka thënë ai.

-Advertisement-

Tutje, Molliqaj ka shtuar se ura është simbolikë politike e trajtimit special të veriut.

“Çfarë ndalon ura kryesore mbi Ibër? Qarkullimin? Jo, njerëzit mund të kalojnë në këmbë. Kalojnë edhe me vetura pak metra më andej. Ura e Ibrit është simbolika politike e trajtimit special të veriut. Trajtim që nesër mund të marrë formë Asociacioni. Sikur ura, as Asociacioni nuk është i menduar si kufi fizik.” – ka thënë ai.

Tutje, Molliqaj ka shtuar:

“Trashje autonomisë në dokumente, rritje e votës, izolim ndërkombëtar. Kështu përmblidhen veprimet e Qeverisë në veri”.

Postimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera