Lajme

Specialja fton babin e këshilltarit politik të Behxhet Pacollit

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 13 December 2019

Bedri Zyberaj, babi i këshilltarit në Ministrin e Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberajt, është i ftuar i radhës nga Gjykata Speciale.

Zyberaj pritet të intervistohet nga Specialja më 22 janar të vitit 2020, shkruan Gazeta inFokus.

Kështu ka bërë të ditur, djali i tij, Jetlir Zyberaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook.

-Advertisement-

‘Për shkak të angazhimit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, babai im, prof. Bedri Zyberaj, dje, është ftuar që, të paraqitet në Hagë, me dt. 22 janar 2020, për t’u intervistuar nga prokurori i dhomave speciale”, ka shkruar Zyberaj.

Bedri Zyberaj ka qenë i angazhuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera