Sport

Sportistit rus i merret medalja olimpike për shkak të dopingut

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 22 February 2018

Sportistit rus, Alexander Krushelnitsky, i është marrë medalja e bronztë e fituar në lojërat olimpike dimërore pasi është shpallur i fajshëm për doping, shkruan BBC, njofton Klan Kosova.

25 vjeçari ishte një nga 168 sportistët rusë të lejuar të garojnë me status neutral në këto lojëra, pasi Rusia ishte përjashtuar paraprakisht, pikërisht për shkak të dopingut.

Krushelnitsky, garues në lëshimin e gurëve mbi akull, që e fitojë të bronztën bashkë me gruan e tij, Anastasia Bryzgalova, u gjet se kishte përdoruar meldonium.

-Advertisement-

Gjykata e Arbitrazhit për Sport ka treguar se ai e ka pranuar dënimin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera