Sport

Sportisti që nuk njohu limitet njerëzore mbush 55 vjeç

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 17 February 2018

Në kohën kur ishte në gjimnaz u përjashtua nga skuadra e parë, sepse ishte shumë i shkurtër, por kur ai filloi të luante basketboll nuk ndaloi më, duke u bërë legjenda e këtij sporti dhe padyshim edhe shembulli më frynmëzues për çdo sportist të botës.

Ky është Michael Jordan, njeriu dhe sportisti që ka arritur çdo objektiv të paracaktuar; ka realizuar çdo fitore në grup dhe individualisht; pati kapacitetin të tërhiqej dhe të rikthehej në parketin e NBA, më i fortë se më parë. Dhe çdo sukses në karrierën e tij erdhi falë stërvitjes, me mundin e vendosmërinë e një qënie humane, që besoi se limitet njerëzore janë thjesht iluzione.

Sot ylli i legjendës së sportit botëror mbush 55 vjeç dhe të gjithë fanatikët e tij janë ende në pritje të rikthimit në parket, ashtu siç ai pat premtuar në ditën kur u tërhoq nga sporti: mos qeshni, unë mund të rikthehehm kur të jem 50 vjeç!

-Advertisement-

Karriera e Michael Jordan është e pazgjidhshmërisht e lidhur me Chicago Bulls, skuadra që e zgjodhi në draftin e vitit 1984 nga Kolegji i North Carolina dhe ku u aktivizua për 12 vjet. Pas një shkëputje të shkurtër me bejzbollin, Jordan u rikthye sërish në parket dhe dy vitet e fundit të karrierës i luajti me Washington Wizards, ku u bë edhe bashkëpronar.

Jordan ka shënuar 32 292 pikë në karrierën e tij, me një mesatare prej 30.1 pikësh për ndeshje, 6 672 topa në tabelë dhe 5 633 asist, duke e fituar vendin në Hall of Fame kur ishte ende në parket. Përveç 6 titujve kampionë, 6 MVP i finaleve, 5 MVP i NBA, 14 All Stars dhe 3 herë MVP i All Stars, Jordan në karrierën e tij ka edhe 2 medalje të Arta Olimpike, ku padyshim ajo që ka ngelur në kujtesën e të gjithë dashamirësve të basketbollit është Olimpiada e Barcelonës në 1992.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera