Sport

Sportistët premtojnë medalje nga lojërat evropiane “Minsk 2019”

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 18 June 2019

Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Gashi, në një takim ka mirëpritur delegacionin e sportistëve të Kosovës që do të marrin pjesë në lojërat evropiane në Minsk të Bjellorusisë.

Ai me këtë rast shprehu edhe njëherë gatishmërinë për t’i përkrahur sportistët e Kosovës, duke thënë se pas sukseseve dhe medaljeve të fituara kohë më parë në xhudo, tani është koha që vendin tonë ta nderojnë sportistët tjerë.

Gashi: Shpresoj që sportistët të kthehen me medalje

-Advertisement-

“Sigurisht që ky takim është më shumë për të uruar suksese dhe padyshim për ta konfirmuar mbështetjen tonë edhe për këto lloje të sportit të cilat do të jenë në këto gara por edhe padyshim për ta konfirmuar mbështetjen tonë të përbashkët edhe si qeveri edhe si Komiteti Olimpik edhe si federata respektove të këtyre sporteve që të jemi bashkë në këtë rrugëtimin tonë të sukseseve të vazhdueshme që po na i sjellë sporti.

Është padyshim një moment i rëndësishëm për ne si qeveri edhe për shtetin tonë edhe për Kosovën sepse presim të kemi medalje nga këto gara. Shpeshherë është me rëndësi edhe pjesëmarrja nëpër gara të këtij niveli por unë jam shumë i bindur duke e pasur parasysh talentin edhe atë të cilën e kanë dëshmuar këta sportistë në të kaluarën ne do të kthehemi në Kosovë me medalje”, tha ministriGashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera