Lajme

Sportelet në Rrugën e Kombit shumë shpejtë kthehen në funksion (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 07 April 2018

Të pakënaqur me taksën e vendosur për ‘Rrugën e Kombit’, qindra banorë të Kosovës dhe Shqipërisë ditë më parë dogjën sportelet e destinuara për këtë pagesë gjatë një proteste të organizuar.

E ato tashmë kanë filluar të rindërtohen dhe shumë shpejtë do të jetë gati për funksionim , shkruan Infokusi.com.

Më poshtë mund të shihni foto dhe video të siguruara nga Infokusi.

-Advertisement-

Gjatë kësaj proteste pati përplasje mes protestueseve dhe policisë me që rast mbetëm të lënduar disa persona.

Që nga vendosja e tarifës për qarkullim në Rrugën e Kombit ka pasur disa protesta paqësore.

Infokusi javë më parë  ka raportuar për protestën e Shoqatës se Eksportuesve të Kosovës.

Qeveria e Shqipërisë do të përfitojë rreth 13 milionë apo saktësisht 12.316.905 euro çdo vit nga taksa e vendosur për “Rrugën e Kombit”.

Vetëm nga veturat, Shqipëria do të fitojë 8.244.395 euro në vit, nga autobusët 481.308.8 euro ndërsa nga kamionët 3591.202 euro, shkruan Infokusi.com.

E gjatë vitit 2017 në pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë në Vermicë, numri i hyrje-daljeve të automjeteve është afër 2 milionë.

Në statistikat e Policisë së Kosovës dërguar Infokusit thuhet se gjatë periudhës 01.01.2017-31.12.2017 në pikën kufitare në Vermicë kanë hyrë dhe dalë 1.851.462 automjete dhe 5.715.831 persona.
Nga to kanë hyrë në Kosovë 85.8687 vetura ndërsa kanë dal 790.192, kanë hyrë 22.787 autobusë ndërsa kanë dal 20187.

Edhe numri i kamionëve nuk është i vogël, gjithsej kanë hyrë 7.4926 ndërsa kanë dal 8.4683./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera