Lajme

“S’po du me ta kthy qysh duhet” – Qalaj i PDK-së përplaset ashpër me dy deputetët e VV-së

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 28 April 2022

“S’po du me ta kthy qysh duhet” – Qalaj i PDK-së përplaset ashpër me dy deputetët e VV-së

Ai ka thënë se në këtë kontekst, tash kur VV është në pushtet, duhet ta dëshmojë që nuk ka hajna.

“Me hajna nuk ka shtet. Mos harroni që ju keni thanë. Andaj dëshmojeni se nuk ka hajna”, ka thënë Qalaj.

-Advertisement-

E kjo shkaktoi reagimin e deputetit të VV-së, Artan Abrashi, i cili Qalajt ia përmendi kohën sa ishte drejtor policie, e kur ishin arrestuar aktivistët e VV-së me njësitë speciale.

Abrashi ia përmendi Qalajt faktin se menjëherë pas daljes nga Policia, ai është anëtarësuar në PDK.

Për këtë, Qalaj tha se do të vepronte njëjtë edhe sot në ato rrethana, dhe se krenar është edhe që i është bashkuar PDK-së

Në debat ndërhyri edhe deputeti tjetër i VV-së, Salih Zyba, i cili Qalajt iu drejtua me akuza të rënda.

“Keni qenë në aparatura të dhunës që ka ushtru në aktivista. Prej pasojave të dhunës deri tek vrasjet, sot shndërrohet në avokat. Sot bëni thirrjen, këtu në mesin tonë, edhe pse gjysma e deputetëve ndoshta kanë pësu nga urdhërat e tij, ky na man moral, e na thotë se ka pas përgatitje me kall institucione. Duhet të jesh përgjegjës edhe për veprime tua, edhe të bashkëpartiakëve tuaj. Ne kemi çka me thanë”, tha Zyba.

E këtij të fundit iu kundërpërgjigj menjëherë Qalaj.

“Po i them zotit Zyba. Nuk po du me ra në nivel me ta kthy qysh duhet. Shteti funksionon kushdo që është në Qeveri. Po ju themi edhe njëherë, nëse keni guxim e vullnet, hajde të hetojmë për çdo gjë në këtë shtet”, tha Qalaj. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera