Lajme

Spiuni i BIA’s këshilltar i Presidentit- Konjufca i kërkon Haradinajt të ndërmarrë veprime

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 19 June 2019

Pas raportimit  se si një pjesëtarë i shërbimit sekret të Serbisë kishte arritur të punësohej si këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje,Glauk Konjfuca, i cili ka kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Konjufca shkroi se punësimi i një pjesëtari të Shërbimit Informativ Serb në zyrën e presidentit të Kosovës,  përbën rrezikim të sigurisë kombëtare

Ai ka thënë se kryeministri Haradinaj duhet të ftojë Këshillin, por ka pyetur se mos frikësohet nga presidenti Thaçi se ia përmend Radojicicin dhe ‘bodrumin’ ku sipas Konjufcës është krijuar Qeveria.

-Advertisement-

“Janë krijuar kushtet që të mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurisë i Kosovës. Sepse në zyrën e Presidentit të shtetit është punësuar Branisllav Nikoliç. Sipas mediave, ky njeri është pjesëtar i shërbimit shtetëror informativ serb. Kjo përbën pa dyshim rrezikim serioz të sigurisë kombëtare. Sipas kushtetutës sonë (neni 94, pika 5, lidhur me nenin 127, pika 2) Këshillin e Sigurisë e kryeson kryeministri i vendit. Çka ka kryeministri që nuk e thërret mbledhjen? Mos ndoshta frikësohet nga presidenti që ia përmend bodrumin e Radojčić-it ku u themelua qeveria e tanishme? Çfarë çifti i tmerrshëm Thaçi-Haradinaj: reciprokisht të shantazhueshëm përmes veglave të Vučić-it”, ka shkruar Konjfuca.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera