Lajme

Spitalit të Gjakovës i shtohen 20 infermierë

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 07 December 2021

Spitali i Gjakovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nga nga sot e kanë filluar punën 20 infermierë të rinj, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas një njoftimi në rrjetin social Facebook thuhet se  këta infermierë janë shpërndarë në reparte të ndryshme dhe do të fillojnë punën nga dita e mërkurë.

“Nga sot në Spital filluan punën edhe 20 infermierë. Drejtori Hilmi Shala, me rastin e nënshkrimit të këtyre kontratave, infermierëve të rinj ju uroj shëndet, punë të mbarë dhe suksese. Këta Infermiere do të jene një ndihmës e madhe në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientë. Infermierët e rinj janë shpërndarë nëpër reparte të ndryshme sipas nevojës dhe do të fillojnë punën nga dita e Mërkurë”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera